KOMBËTARJA/ Vazhdimi në Ligën e Kombeve, Shqipëria bëri hapa pas, trajneri flet për sukses! Silvinjo dështoi me sukses, dje u hodh shorti me sfida BIG

Nga Agron KAJA

Të martën e javës së shkuar, Kombëtarja jonë bëri një hap pas në rrugëtimin e Ligës së Kombeve, pasi u rendit me meritë në vëndin e fundit në Grupin B1, Liga B. Nuk shkoi më larg, edhe pse vetëm me një barazim ndaj Ukrainës do ishte një renditje më ndryshe. Por kjo nuk ndodhi, dhe duke ju referuar shifrave, Shqipëria e mbylli këtë edicion të Ligës së Kombeve me 2 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje, me golavarazhin 4:6. Kujtojmë se të dyja fitoret erdhën në ndeshjet në transfertë, Ukrainë-Shqipëri 1-2 dhe Gjeorgji-Shqipëri 0-1. Ky ishte një edicion ku Kombëtarja jonë hyri në garë për të zënë vendin e parë, por e mbylli me sukses në vendin e fundit në grup. Dhe këtu ndoshta duhet ndalur, ku në një këndvështrim më të ftohtë, dhe duke qëndruar më shumë në ndeshjen e fundit humbëse me Ukrainën në Tiranë, le të themi se gabimet e trajnerit na ndëshkuan. Silvinjo u tregua një pragmatist, pse jo edhe frikacak që dy golat në 10 minutat e para e çakorduan, duke e nxjerrë ende të pa formuar për të qënë qartëisht në gjëndje të menaxhojë një skuadër në të tilla kushte. Me këtë zhgënjim, bashkë me emrin e stadiumit “Air Albania”, në tre humbjet e pësuara aty, ndoshta është larguar edhe mit’i i pathyeshmërisë në shtëpinë tonë. Kjo situatë solli rënien edhe në vendosjen e vazove për Botërorin 2026, ku kemi zbritur në Vazon 3, që do të përbëjnë shortin për kualifikueset e Botërorit.

NOA

Mesditën e djeshme në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për çerekfinalet dhe raundin play-off në Ligën e Kombeve. Në fazën çerekfinale, goglat projektuan duele interesante, ku Holanda do luajë kundër Spanjës, ndërsa Kroacia kundër Francës. Danimarka do përballet me Portugalinë, ndërsa sfida më e fortë është ajo mes Italisë dhe Gjermanisë. Ndërkohë që është mësuar edhe rendi për në gjysmëfinale. P dje u mësuan edhe çiftet në Ligat B, C dhe D, që do kërkojnë të ngjiten një Ligë më sipër, apo të qëndrojnë në ato aktuale. Kosova do kërkojë ngjitjen në Ligën B kundër Islandës. Çerekfinalet e Ligës së Kombeve do të luhen më 20 deri 23 mars 2025, ndërsa gjysmëfinalet dhe finalet në qershor 2025. Edhe faza play-off do luhet gjatë së njëjtës javë në marsin e 2025. Spanja është mbajtëse në fuqi e këtij trofeu, ndërsa Kombëtarja e Shqipërisë zbriti në Ligën C.

KUPA E SHQIPËRISË

 

Dinamo me fat, Turi i tretë ka përballje superiorësh

NDESHJET-FAZA 1/8

Datë 15 janar 2025

Dinamo C-Erzeni        13:30

Teuta-AF Elbasani      13:30

Vllaznia-Besa  13:30

Partizani-Apolonia      13:30

Laçi-Kukësi                 13:30

Tirana-Bylis                 13:30

Skënderbeu-Vora        13:30

Egnatia-Kastrioti         13:30

(Në këtë tur, të gjitha ndeshjet do të luhen   me eleminim direkt)

Pasi mbylli në mesjavë ndeshjet e 1/16-ve, Kupa e Shqipërisë ka njohur 8  kundërshtarët e tjerë që i bashkohen klubeve të Superiores në turin e 1/8-ave. Turi i dytë u luajt me suprizën e vetme ku Besa eliminoi Flamurtarin, ndërkohë që u kualifikuan Erzeni, Elbasani, Besa, Apolonia, Kukësi, Vora, Bylisi dhe Vora. Ndërsa skuadrat e tjera që po ashtu nuk shkojnë më tej ishin, Valbona, Burreli, Pogradeci, Korabi dhe Luzi nga Kategoria e Parë, si dhe Oriku me Ilirinë nga Kategoria e Dytë. Në turin e ardhshëm bashkohen nga Abissnet Superiore edhe Partizani, Vllaznia, Egnatia, Tirana, Dinamo, Teuta, Laçi dhe Skënderbeu, dhe ndeshjet do të luhen më 15 janar 2025. Dy janë sfidat me “aromë” Superiore, Teuta-Elbasani dhe Tirana-Bylis, ndërkohë që të gjitha do të jenë me eleminim direkt. Për përcaktimin e çifteve çerekfinaliste dhe gjysmëfinaliste do të hidhet short i lirë dhe ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje me dy takime.

 

Shqipëria në Ligën C, prej andej erdhi!

Në sezonin e kaluar të Ligës së Kombëve, Shqipëria u ngjit në Ligën B, ndërkohë që në këtë sezon zbriti në Ligën C. Në grupin B1, Kombëtarja jonë arriti 2 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje, me golavarazhin 5:6 dhe u rendit në vëndin e 4-t me 7 pikë, pas humbjes 1-2 në ndeshjen me Ukrainën.

 

LIGA E KOMBEVE

SHORTI DJE

ÇEREKFINALE

1/Holandë-Spanjë

2/Kroaci-Francë

3/Danimarkë-Portugali

4/Itali-Gjermani

GJYSMËFINALE

Fituesi 1-Fituesi 2

Fituesi 4-Fituesi 3

PLAY-OFF LIGA A/B

1/Turqi-Hungari

2/Ukrainë-Belgjikë

3/Austri-Serbi

4/Greqi-Skoci

PLAY-OFF LIGA B/C

1/Kosovë-Islandë

2/Bullgari-Irlandë

3/Armeni-Gjeorgji

4/Sllovaki-Slloveni

PLAY-OFF LIGA C/D

1/Gjibraltar-Letoni

2/Malta-Luksemburg

 

Kritikët e përhershëm që “kryqëzojnë” trajnerët

Në dy dekadata e fundit, jemi mësuar që dy figura të futbollit tonë kombëtar, Rudi Vata si ish-kampiten kuqezi dhe Astrit Hafizi si ish-trajner i Kombëtares, kanë qënë kritikët e përhershëm, para, gjatë dhe pas çdo edicioni. Të dy thuajse janë në unison mendimi, ku çdo dështim në Kombëtare ia faturojnë trajnerëve. Edhe Silvinjo merr të njëjtat vlerësime prej tyre: Ka dështuar! Ja trajnerët e “kryëzuar” nga “dueti” Hafizi-Vata: Xhuzepe Dosena (2002); Hans-Peter Briegel (2002-2006); Otto Bariç (2006-2007); Ari Haan (2008-2009); Josip Kuzhe (2009-2011); Xhani De Biazi (2011-2017); Kristian Panuçi (2017-2019); Edi Reja (2019-2021); Silvinjo (2023- ).