INTERVISTA/ Flet për “Telegraf” Msc. Armando Cungu, ja këndvështrimi i tij teknik për Superioren
Nga Agron KAJA
Nga një pushim i zgjatur, kampionatet e futbollit rikthehen këtë fundjavë, si ka shërbyer kjo hapësirë?
Normalisht që këto hapësira janë të rëndësishme për ekipet, që të marrin veten nga problematikat, kryesisht ato që nuk kanë patur rezultate jo të mira. Kjo është një frymëmarrje e mirë për të rikuperuar, por të tjerat do të donin vazhdimin e ritmit.
Superiorja do të luajë ndeshjet e javës së 14-të, çfarë ndryshimesh priten nga skuadrat?
Përveç aspektit të rregullimit të lojës në mbrojtje e sulm, lojtarët e dëmtuar duhet të jenë të rikuperuar. Besoj se do jetë një javë e luftuar, ku shpresojmë ndeshje të bukura që na kanë munguar, sikundër “derbi” Dinamo-Partizani në javën e 13-të.
Referuar renditjes, si e shikoni atë në raport me çka kanë dhënë skuadrat në fushën e lojës?
Unë mendoj se, në përgjithësi renditja shfaq atë që skuadrat kanë dhënë në fushë. Partizani ka treguar stabilitet dhe e meriton kreun, ndërsa skuadrat e tjera kanë treguar oshilacione, që nga Egnatia kampione. Janë aty, për aq sa kënë dhënë.
Në këndvështrimin tuaj, cilën nga ndeshjet e javës së 14-të e vlerësoni si një kryendeshje?
Nuk shoh ndonjë çift që ta veçoj për kryendeshje. Duket një kalendar i shpërndarë, sa i përket renditjes e cilësisë së ekipeve. Më duken interesante Partizani-Laçi, Skënderbeu-Dinamo, ndërsa Tirana me Maganin do ketë fytyrë fituese në Elbasan.
Dy kryesueset, Partizani e Vllaznia luajnë në fushën e tyre, i mendoni favoritë?
Patjetër që Partizanin e mendoj favorit, sepse është pretendenti i parë për të fituar titullin kampion. Edhe pse do ketë përballë Laçin me një skuadër të të fortë dhe të mirëpërgatitur. Tek çifti Vllaznia-Teuta, i uroj fitore me zemër Vllazninsë.
Mendoni ndonjë surprizë në rezultat në pesë ndeshjet e javës së 14-të?
Futbolli i ka të pranishme surprizat, ndaj dhe është i bukur. Por më shumë në këtë rats po flas me logjikën e aktualitetit të skuadrave. Më sipër u shpreha se kjo javë ka kalendar të shpërndarë, që do të thotë se mundet ta ketë surprizën brenda.
Faza e dytë ka luajtur 50% të ndeshjeve, për “Final 4” dhe mbijetesë priten ndryshime në renditje?
Mendoj se ndryshime edhe do ketë në renditje, por Partizani nuk e diskuton “Final 4”, edhe Egnatia. Pjesa tjetër mund të jetë me Vllazninë, Dinamon, Tiranën dhe Elbasanin. Te zona e mbijetesës, lufta është shumë e hapur, nuk ka shumë garanci.
Tashmë që stina e dimrit ka trokitur, si mendoni se duhet të kujdesen trajnerët në përditshmëritë stërvitore?
Natyrshëm që stina e dimrit ka problematika me temperaturat. Këtu trajnerët të kujdesen mos kenë trauma muskulare. Edhe terrenet duhen shfrytëzuar duke ju përshtatur, janë në gjëndje jo të mirë. Duhet kujdes me shmangien e dëmtimeve.
Sot dy “klasike”, në Elbasan “Ju flet Tirana”
Java e 14-të e Abissnet Superiore do të startojë sot me ndeshjet që do nisin në orën 17:00. Vllaznia-Teuta dhe Skënderbeu-Dinamo City vlerësohen si dy “kalisiket” në futbollin tonë. Renditjet e Vllaznisë e Dinamos I bëjnë më interesante këto sfida, ndërkohë që edhe në baste mbeten favorite. Të dielën, në Elbasan “Ju flet Tirana”, ku bardheblutë do kërkojnë fitoren e dytë me Maganin në stol. Bylisi do sfidojë kampionen Egnatia, ndërsa Partizani do “shtrydhë” Laçin në Tiranë.

13 JAVË
Në Abissnet Superiore 2024-2025 janë luajtur 13 javë me 65 ndeshje. Në fazën e dytë po shkojmë në 50% të ndeshjeve të saj
ABISSNET SUPERIORE
Ndeshjet-Java 14
Datë 23 nëntor 2024
Vllaznia-Teuta 17:00
Skënderbe-Dinamo 17:00
Datë 24 nëntor 2024
Bylis-Egnatia 13:30
Partizani-Laçi 17:00
Elbasani-Tirana 17:00
RENDITJA
Skuadrat Nd Pikë
1.Partizani 13 24
2.Vllaznia 13 22
3.Dinamo C 13 20
4.Egnatia 13 20
5.Elbasani 13 17
6.Teuta 13 17
7.Tirana 13 14
8.Skënderbe 13 12
9.Laçi 13 12
10.Bylis 13 10
KATEGORIA E PARË
Ndeshjet-Java 13
Datë 24 nëntor 2024
Kukësi-Vora 14:00
Pogradeci-Lushnja 14:00
Korabi-Besa 14:00
Valbona-Burreli 14:00
Flamurtari-Erzeni 14:00
Kastrioti-Apolonia 14:00
RENDITJA
Skuadrat Nd Pikë
1.Flamurtari 12 29
2.Besa 12 28
3.Vora 12 28
4.Kastrioti 12 20
5.Burreli 12 17
6.Apolonia 12 15
7.Lushnja 12 15
8.Pogradeci 12 15
9.Kukësi 12 13
10.Korabi 12 11
11.Valbona 12 9
12.Erzeni 12 2
KATEGORIA E PARË
Flamurtari do “justifikojë” eliminimin në Kupë
Në ndeshjet e 1/16 në Kupën e Shqipërisë, skuadra e Flamurtarit u eliminua nga Besa dhe ky veçse një dështim për vlonjatët, nga presidenti Sinan Idrizi nisën këmbanat e alarmit. Sepse Kupa ka qënë një nga synimet e skuadrës vlonjate, e cila në Kategorinë e Parë është duke kryesuar kampionatin në 12 javët e luajtura. Kështu, këtë javë të 13-të vlonjatët presin në fushën e tyre Erzenin e fundit të tabelës së renditjes dhe në këtë sfidë Idrizi do presë një përgjigje nga trajneri Agostineli, se pse ai nuk ka aktivizuar lojtarë që janë blerë në merkaton e verës. Ndoshta ky mbetet si një presion që skuadra të kthehet te fitorja në Kampionat, që skuadra të “justifikojë” eliminimin në Kupë. Flamurtari kryeson renditjen me 29 pikë, 1 pikë më shumë se Besa e Vora me 28.






















