Klubet më të çmuara në botë! Spanja dhe Anglia dominojnë globin, Italia jashtë top-10 ekipeve

74

Cilat janë skuadrat e futbollin më të çmuara në botë? Ky është fokusi i edicionit të pestë të raportit “Football clubs’ Valutation: The European Elite 2020”, i kryer nga KPMG. Përpara se të të futemi në raport, është e rëndësishme të theksojmë – sikundër nënvizon vetë shoqëria e këshillimit – që kjo renditje nuk merr për bazë krizën e shkaktuar nga koronavirusi dhe efektet e saj në çdo klub.

Pandemia, përveçse ka rrëzuar në pikiatë çmimet e kartonëve të lojtarëve dhe të ardhurat kryesore të ligave të futbollit, ka “vrarë” dhe vlerat e sektorit mediatik të futbollit me 20-25%.

Tani kemi një edicion të ri, të reja të ndryshme dhe një garanci absolute: edhe për këtë vit Real Madridi është skuadra e futbollit europian më i vlerësuar në botë. Klubi i futbollit të Florentino Perezit, sipas asaj çka qartësuar raporti i KMPG, ka regjistruar një vlerë sipërmarrjeje prej gati 3.5 miliardë eurosh, më saktësisht 2.47 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej 20% në krahasim me edicionin e shkuar.

Duhet kujtuar se vlera e sipërmarrjes që përllogaritet nga KMPG falë një algoritmi apostafat, vlerëson pesë faktotë: popullaritetin në mediat sociale, potencialin sportiv të shfaqur në vlerën e merkatos së skuadrës, të drejtat TV, pronësia e stadiumit.

Klubet Vleresim

Duke iu kthyer renditjes, edhe në vendin e dytë nuk ka befasi krahasuar me një vit më parë, vend që mbahet nga Mançester Junajtidi me një vlerë sipërmarrjeje prej 3.34 miliardë eurosh me një rritje prej 15%.

Lajmi vjen në vendin e tretë, ku Barcelona ka parakaluar Bajernin e Mynihut, duke regjistruar një vlerë sipërmarrjeje prej 3.19 milionë eurosh dhe i lejon Spanëjs te ketë dy vende në podiumin e kësaj renditjeje të klubeve më të çmuara në botë.

Spanja dhe Anglia mund të gëzohen parë faktin që iberikët kanë dy skuadra në tre vendet e para, ndërsa të dytët kanë plot 6 skuadra në top-10 më të çmuarat. Italia, nga ana tjetër e sheh veten jashtë dhjetë vendeve të para. Juventusi ka zbritur në vendin e 11-të, ndonëse ka regjistruar një rritje prej 12% duke prekur 1.6 miliardë eurot. Kjo sepse PSG ka bërë një rritje të madhe duke kaluar dy vende. Francezët janë të nëntët tashmë me 1.91 milionë euro, duke zbritur në vendin 10-të Arsenalin dhe spostuar Juven në të 11-tin.

Top 10

Real Madrid: 3,47 miliardë euro
Mançester Junajtid: 3,34 miliardë euro
Barcelona: 3,19 miliardë euro
Bajern Mynih: 2,87 miliardë euro
Liverpul: 2,65 miliardë euro
Mançester Siti: 2,60 miliardë euro
Çelsi: 2,21 miliardë euro
Totenhem: 2,06 miliardë euro
Paris Sën Zhërmen: 1,91 miliardë euro
Arsenal: 1,85 miliardë euro