Nga baret te parukeritë, bizneset që nuk do paguajnë këtë vit tatimin mbi fitimin

392
Sigal

Baret, dyqanet e shitjes me pakicë të rrobave, këpucëve, rrobaqepsitë, kancelaritë, libraritë, parukeritë, e një sërë biznesesh të tjera me xhiro vjetore deri në 8 milionë lekë nuk do të paguajnë këtë vit tatimin mbi fitimin.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi sot ndryshimet në ligjin “Për sistemin e taksave vendore” përcaktojnë që subjektet me xhiro nga 5 deri në 8 milionë lekë, për vitin 2020, nuk do të paguajnë pagesat e kësteve të parapagimit të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin.

Po ashtu, tha ajo, përjashtohen nga pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë, investimet në funksion të programeve të rindërtimit, sipas dispozitave të ligjit “Për përballimin e pasojave të fatkeqësive natyrore”, me qëllim uljen e kostove për rehabilitimin e komuniteteve të prekura si pasojë e fatkeqësisë.