Klevis Dalipi: “Final 4” ka marrë formë, luftë e fortë për mbijetesë

SUPERIORE/ Specialisti i futbollit Klevis Dalipi, analizon javën e 21-të dhe parashikon vazhdimësinë

Agron KAJA

Si e përshkruani javën e 21-të për rezultatet që u arritën, dhe për paraqitjen e skuadrave?

Sigal

Mendoj se rezultatet ishin të pritshme, nisur nga forma e skuadrave, sidomos kreu. Më shumë më bindi fitorja e Egnatias, duke më nxjerrë konkluzionin se është kandidate për kreun. Këto kanë sjellë vlera në skuadër, dhe me shumë alternativa.

Ju, ku mendoni se rezultatet ishin jashtë parashikimeve në këtë javë?

Fitorja e Vllaznisë pritej, po ashtu edhe Dinamon me Elbasanin. Sepse skuadra e Elbasanit nuk mund të luante njësoj si me Teutën, ashtu edhe me Dinamon me lojtarë shumë cilësorë. Nuk kishte jashtë pritshmërive, por Laçi më befasoi me humbjen.

Në lojë, në rezultat dhe me golat, cilën skuadër veçoni për javën e 21-të?

Për mua ndeshja më e vështirë e javës ishte Dinamo-Elbasani, sepse Dinamo bëri një ndeshje të mirëdhe tregoi se ka kualitete. Kampionati është i ndarë dhe ka marrë formë, katër skuadrat e kreut e kanë siguruar “Final 4”, nga Elbasani e poshtë janë për mbijetesë

Me lojën e formën që po tregojnë katër skuadrat e zonës “Final 4”, mendoni se po merr formë që të në këtë fazë të dytë?

Unë mendoj se po, sepse me çka kanë treguar skuadrat që renditen në zonën “Final 4”, ato janë të katërta nuk e lëshojnë më kreun. Sepse kanë eksperiencën dhe të katërta e kanë boshtin e skuadrës të konsoliduar.

Edhe këtë javë u largua një trajner, Magani nga Tirana, çfarë tregon kjo rrjedhje e bankinave në Superiore?

Tirana po vuan, edhe pse Magani është një trajner me eksperiencë. Por te Tirana nuk ishte çështje trajneri ai rezultat. Lojtarët duhet ta vlerësojnë fanelën e kësaj skuadre. Mbetet një fenomen, por futbollistët duhet ta nxjerrin skuadrën nga vështirësitë.

Cili është vlerësimi juaj për skuadrën më të mirë të javës, trajnerin dhe lojtarin më të mirë?

Unë nuk do quaj si më të mirën një nga skuadrat e katërshes së parë. Unë do ta veçoja Bylisin, i cili po tregon nga java në javë një formë shumë të mirë. Ndaj dhe e veçoj si ekipin e javës, së bashku me trajnerin Dede.

Java e 22-të ofron një “derbi” Partizani-Dinamo, dhe një ndeshje të veçantë për kreun Vllaznia-Egnatia, si i parashikoni?

Vllaznia-Egnatia e mendoj një ndeshje shumë të hapur, janë dy skuadra që luajnë drejt sulmit. “Derbi” do jetë ndeshje më shumë taktike, dhe do ta vlerësoja këtu eksperiencën e trajnerit Ilir Daja, edhe pse Partizani ka faktorin fushë.

Duke qënë se po i afrohemi fundit të fazës së tretë, si e parashikoni renditjen e skuadrave?

Për sa kanë dhënë skuadrat deri në javën e 21-të, unë mendoj se kjo do jetë renditja e katërshës së parë që do luajë për “Final 4”. Ndërsa që nga Elbasani e poshtë, do shohim luftë të fortë për mbijetesë dhe lëvizje në renditje.

Në javën e kaluar u përcaktua shorti i fazës së 1/8 të Kupës, si i parashikoni çiftet?

Këto do jenë më shumë përballje teknike, sepse skuadrat me renditje më të dobët në Superiore, nuk do shpenzojnë më shumë energji. Ndërsa katër të parat, mendoj se e kanë luksin për të bërë rotacion dhe mbeten më favorite.

Tirana bën rokada me trajnerët, rikthen Bledi Shkëmbin!

Korçari Bledi Shkëmbi mbetet i veçantë në këtë sezon, i cili brenda tij është larguar dhe rikthyer tek e njëjta skuadër. Fjala është për Tiranën, e cila dje ka bërë njoftimin zyrtar për rithimin e tij në bankinën bardheblu, me pretendimin se duhet çuar deri në fund projekti i tij i nisur që në fillimin e kampionatit. Kështu, Shkëmbi bëhet trajneri i tretë në stolin e Tiranës brënda këtij sezoni, madje brënda 21 javëve të luajtura. Deri tani, shtatë skuadra i kanë ndryshuar trajnerët.

ABISSNET SUPERIORE

Ndeshjet-Java 22

Datë 25 janar 2025

Bylis-Tirana           13:30

Partizani-DinamoC13:30

Skënderbeu-Teuta 16:30

Datë 26 janar 2025

AF Elbasani-Laçi  17:00

Vllaznia-Egnatia   17:00

RENDITJA             

Skuadrat    Nd     Pikë

1.Partizani   21      37

2.Dinamo C 21      37

3.Vllaznia   21      37

4.Egnatia    21      36

5.Elbasani   21      28

6.Bylis        21      24

7.Teuta        21      23

9.Laçi          21      20

9.Tirana      21      18

8.Skënderbe 21      16

 

DUKURI QË FLASIN

Tensioni në “Elbasan Arena”, mos duhet ndalur?!

 

Ndeshja Dinamo City-AF Elbasani ishte e fundit e javës së 21-të, pse jo, edhe një nga më kryesoret. Por ndryshe nga ndeshjet e tjera mes këtyre skuadrave, këtë herë ka patur tension në fushë, në shkallët e stadiumit, dhe më e veçanta në tribunën VIP. Gjithçka nisi pas golit të dytë të Dinamos nga Zabërgja, ku disa tifozët elbasanas hynë në fushë, hodhën stola dhe gota birre. Ndërsa në tribune VIP janë përplasur fizikisht, ku u desh ndërhyrja e forcave të policisë për ti qetësuar. Nisur nga kjo situatë, Presidenti Ardian Bardhi bashkë me pjesën tjetër të drejtuesve e lanë ndeshjen para kohe në shenjë proteste, sepse nga persona aty afër ishte sulmuar fizikisht drejtori i klubit, Ermal Barushi. Ndoshta këtu ndoshta duhet ndalur seriozisht nga FSHF-ja.

Korçarët “braktisën” stadiumin, më shumë ishin shkodranë

Në sfidën e javës së 21-të, Skënderbeu-Vllaznia 0-4, përveç humbjes së korçarëve, disa dukuri e shoqëruan këtë takim. Kështu, në tribunën qëndrore të stadiumit, më shumë ishin shkodranë se sa korçarë, ndoshta edhe nga fakti se ndeshja u zhvillua në temperatura të ulëta dhe me një fushë të rënduar si pasojë e borës, e cila disa u largua nga stadiumi disa orë para fillimit të ndeshjes. Por mungesa e tifozëve vendës vihej re edhe në shkallët e stadiumit, duke krijuar një diferencë të ndjeshme edhe në pritshmëritë për këtë takim, në të cilin korçarët jo vetëm që e “çimentuan” vëndin e fundit në tabelën e renditjes, por  e detyruan zëvendëspresidentin Gerhard Takaj të largohej i revoltuar nga stoli, pas golit të katërt të Vllaznisë.