Shkoi te shtëpia e 20-vjeçarit për ti kthyer disa sende, i riu shqiptar dhunon ish të fejuarën në Itali, godet edhe policët

35
Sigal

Një rast dhune është regjistruar në Itali ku protagonist i ngjarjes ka qenë një 20-vjeçar shqiptar. I riu shqiptar mësohet se ka dhunuar dhe kërcënuar ish të fejuarën e tij duke u hakmarrë ndaj saj për ndarjen. Më tej bëhet me dije se i riu nuk e ka ndalur zemërimin e tij edhe ndaj policisë të cilët i ka goditur me shkelma dhe grushte.

Pas ngjarjes 20-vjeçari është vënë në pranga. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pasi vajza ka shkuar tek shtëpia e shqiptarit për të kthyer disa sende pas përfundimit të lidhjes së tyre. I riu më pas e goditi me shuplakë atë dhe e kërcënoi. Një kushëri i shqiptarit ka ndërhyrë dhe i ka ndarë ata. Vajza u largua menjëherë drejt makinës së saj.

Por ai e ndoqi nga pas dhe filloi të godiste xhamin e pasmë me sende prej çeliku. Në të njëjtën kohë vajza kishte thirrur për ndihmë nëpërmjet 112. Edhe Patrullat e Policisë që shkuan menjëherë në vendngjarje, duke iu përgjigjur thirrjes për ndihmë, u përballën me zemërimin e shqiptarit, i cili i goditi me shkelma dhe grushte.

Efektivët, pas një sherri të shkurtër, kanë arritur të zgjidhin situatën, duke e arrestuar agresorin. Pas daljes në gjykatë për masë vlerësimi, pavarësisht aktit të rëndë të agresionit, shqiptari është lënë në masën e detyrimit për paraqitje.