Klasifikimi/ Tirana merr komandën e kampionatit, si ndryshon tabela pas dueleve të sotme

41
Sigal

U luajtën ditën e sotme, dy sfidat e radhës të vlefshme për javën e tretë të Superiores, ku nuk munguan surprizat.

Në duelin e orës 15:00, Tirana mposhti me përmbysje Skënderbeun 3-1, ndërkohë që në duelin e orës 18:00, Vllaznia dhe Partizani barazuan pa gola.

Ndërkohë kujtojmë që ditën e djeshme, Egnatia mposhti 4-3 Erzeni si dhe Dinamo triumfoi 2-1 ndaj Kukësit. Kjo javë mbyllet ditën e nesërme me duelin Laçi-Teuta.

Momentalisht renditja kryesohet nga Tirana me 7 pikë, ndërkohë që Skënderbeu dhe Egnatia ndajnë vendin e dytë me 6 pikë. Tabela mbyllet nga Kukësi me 0 pikë.

Klasifikimi: