Kessie drejt largimit nga Milani, Barcelona gati të përmbushë kërkesat financiare të mesfushorit

188
Sigal

Franck Kessie është duke kaluar vitin e fundit të kontratës me Milanin që i skadon në qershor të vitit 2022. Palët prej kohësh kanë nisur bisedimet për të nënshkruar një marrëveshje të re, por duket që një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Kessie është një lojtar i pëlqyer, si për fizikun, ashtu edhe për teknikën, për më tepër mund të merret pa kosto.

Katalanasit janë të gatshëm të bëjnë ofertë për mesfushorin e Milanit, por pa e tepruar.

Sipas portalit “Transfermarkt”, vlera në treg e Kessie sot është 45 milionë euro.

Nëse ai do të kërkonte një bonos transferimi mjaft të lartë, Barcelona do të ishte e gatshme t’ia plotësonte.

Agjenti dhe lojtari janë të informuar mbi interesat e katalanasve, iu takon atyre të vendosin nëse do të pranojnë atë që iu propozohet.