Rojet bregdetare greke qëllojnë me armë në drejtim të një anije turke të peshkimit

286
Sigal

Autoritetet e Greqisë kanë bërë të ditur se kanë bërë të shtëna paralajmëruese nga një anije e rojes bregdetare greke kundër një anije peshkimi turke, me të cilën janë përplasur. Ngjarja ka ndodhur në detin Egje pranë ishullit Kios.

Ministria e Punëve Detare njoftoi se anija turke refuzoi të largohej nga ujërat greke dhe tentoi të godiste anijen e patrullës greke para të shtënave. Askush nuk u lëndua në incident, i cili ndodhi mes tensioneve të përtëritura midis Greqisë dhe Turqisë në mosmarrëveshjen e tyre të gjatë mbi kufijtë e diskutueshëm detarë.

Mosmarrëveshja çoi në një situatë të tensionuar midis dy vendeve, të dyja anëtare të NATO-s, në Mesdheun lindor në vitin 2020, përpara se të dy palët të binin dakord të vazhdonin kontaktet e drejtpërdrejta diplomatike nën presionin e qeverive aleate, përfshirë qeverinë gjermane.

Diplomatët nga Greqia dhe Turqia u takuan më parë këtë javë në Athinë.