Makina përplas për vd*kje një këmbësor pasi u aksidentua me një tjetër automjet

187
Sigal

Ka vdekur një person në Komunën e Istogut pasi u godit nga një veturë që fillimisht u aksidentua me një veturë tjetër.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se vdekja e këmbësorit u konstatua në QKMF-në në Istog, teksa trupi i tij është dërguar për obduksion.

“Sot rreth orës 14:44 në Komunën e Istogut një këmbësor ka vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë e cila është aksidentuar me një veturë tjetër. Dy persona janë lënduar dhe kanë pranuar tretman mjekësor, njëri në spitalin rajonal në Pejë, kurse tjetri në QKUK në Prishtinë. Vdekja e këmbësorit u kosntatua nga mjeku kujdestar në QKMF-në në Istog. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet policore dhe prokurori kurse me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për abduksion”, ka thënë ai.