Lukashenko në telashe pas rrëmbimit të avionit, vjen ultimatumi nga NATO

Devijimi itinearit dhe “rrëmbimi” i një avioni që po udhëtonte nga Athina në Vilnus, nga ana e Bjellorusisë, ka shkaktuar zemërim në Perëndim dhe mund të ketë pasoja të rënda.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar Bjellorusinë, ndërsa e konsideroi rrëmbim, uljen e detyruar të avionit nga shteti Bjellorus.

NOA

Stoltenberg ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të aktivistit, Roman Protasevich, ndërsa kërkon të bëhet hetim ndërkombëtar për rastin.

“Ulja me forcë e avionit me pasagjerë nga Bjellorusia ishte e rrezikshme dhe e papranueshme. Ky është një rrëmbim shtetëror dhe tregon se si regjimi në Minsk sulmon të drejtat themelore demokratike dhe godet lirinë e shprehjes dhe mediat e pavarura. Përshëndet masat shtesë të dakordësuara nga Bashkimi Europian. Urgjentisht të bëhet një hetim ndërkombëtar. Gazetari Roman Protasevich dhe shoqëruesja e tij Sofia Sapega duhet të lirohen menjëherë.”, deklaroi ai.

Autoritetet bjelloruse kanë aktivizuar një aeroplan ushtarak për të shoqëruar aeroplanin civil, me pretendimin e një alarmi për bombë, por e gjitha u bë për të arrestuar aktivistin, Roman Protasevich