Foto/ Momenti i sikletshëm i Zendayas, aktorja pengohet duke hyrë në restorant

213
Sigal

Zendaya është penguar teksa hynte në një restorant në Romë ditën e djeshme.

Fatmirësisht, anëtarët e ekipit të saj e kapën në kohë dhe aktorja nuk ra në tokë teksa videot dhe fotot po bëjnë xhiron e rrjetit.

Aktorja e “Euphoria” po shkonte në një restorant për drekë, kur ajo rrëshqiti duke ngjitur shkallët. Ylli i “Spider-Man” kishte veshur një fustan të zi elegant me një triko të zezë, si gjithnjë shumë stil.

Aktorja tregoi përmes një postimi në Instagram se e kishte marrë me të qeshura incidentin në fjalë. Ajo publikoi një foto nga momenti i sikletshëm, duke shkruar: “Nuk mund të ndalem së qeshuri. Vërtet ata duhej të bënin një video timen duke u rrëzuar?”.-referuar paparacëve.

Ajo gjithashtu ndau me fansat një video të shkurtër në InstaStory ku ajo qeshte me një mik, duke thënë: “Më kapën! Më kapën! Unë jam duke qarë”.

Image