Vazhdojnë të dalin sheshit problemet në stadiumin e ri, e pëson keq tifozeria

731
Sigal

Kur kanë mbetur edhe pak minuta nga fillimi i takimit mes Shqipërisë dhe Francës, stadiumi “Air Albania” ka nisur të mbushet dhe pak nga pak po përfundon edhe hyrja e tifozëve. Sakaq, skuadrat janë vënë në fushë ku edhe po kryejnë nxehmjen ndërkohë që ka pasur edhe një incident.

Duket se nuk janë bërë mirë llogaritë në lidhje me ujitjen e fushës duke qenë se impiantet e montuara janë drejtuar nga tifozët. Të vëna në kufijtë e fushës, tifozët e akomoduar pas porte janë lagur nga impiantet e ujitjes.

Të gjithë ata që ishin vendosur në unazën poshtë, janë detyruar të largohen duke shkaktuar njëkohësisht edhe një rrëmujë dhe mesa duket, gafat e stadiumit kanë nisur të dalin sheshit që në ndeshjen e parë zyrtare.