Shqipëria do të ndeshet ditë e shtunë me Moldavinë në “Air Albania” në kuadër të kualifikuseve të Euro 2024, e më pas me Ishujt Faroe.. Kuqezinjtë kërkojnë pikët maksimale dhe këtë gjë e konfirmon edhe Ylber Ramadani në konferencën për shtyp.
“Janë dy ndeshje shumë të vështira, nuk janë të lehta. Duhet të hyjmë me seriozitet, të japim 100% dhe të fitojmë ndeshjen. Shpresoj të marrim rezultate pozitive.”
PRESIONI TE MESFUSHA- “Moldavia ka marrë rezultate pozitive dhe ata mbrohen mirë. Ne duhet të luajmë topin shpejtë, të gjejmë hapësira dhe të shënojmë gola.”
LODHJA NË FUNDIN E SEZONIT- “Ne jemi profesionistë dhe jemi të përgatitur për çdo ndeshje. Akoma nuk ka mbaruar sezoni për ne, duhet të luajmë edhe këto dy ndeshje dhe më pas të rikuperojmë energjitë.”
NDESHJA ME MOLDAVINË- “Moldavia, është një ekip që luan shumë në mbrojtje. Ne duhet të bëjmë atë që na kërkon trajneri sepse ai e ka studiuar ekipin shumë mirë. Nëse e lozim shpejt ata do të mund t’i çajmë më lehtë dhe besojmë se do ta arrijmë këtë gjë.”
SHQIPËRIA FAVORITE- “Në futboll nuk ka favoritë, duhet të hysh në ndeshje dhe ta fitosh. Gjithmonë duke dhënë maksimumin.”
ÇFARË DUHET TË BËHET NDRYSHE- “Në këtë ndeshje duhet të shënojmë gol, të fitojmë dhe të marrim tre pikët.”
DEKLARATA E TRAJNERIT TË MOLDAVISË- “Normalisht që ne kemi ardhur këtu që nga dita e parë për të fituar ndeshjet. Ata kanë mendimin e vetë, por ne do të bëjmë gjithçka për të fituar.”
MESAZHI PËR TIFOZËT- “Ne i ftojmë të gjithë tifozët anë e mbanë Shqiptarisë të na përkrahin sepse me ndihmën e tyre e kemi më të lehtë të fitojmë ndeshjen”, tha ndër të tjera Ylber Ramadani.