Ahmet Demaj: Të krenohemi për sukseset, të mësojmë nga gabimet

107

“Çeta Plakë” Vlorës histori që mbart lavdi

(Një diskutim me veteranë)

Sigal

 

Hera e parë që u binda për të folur pa u bindur se çfarë duhet thënë. Sepse të flasësh për “Çetën Plakë” të Gjormit – të Vlorës pa qenë antar i saj, ose do kopjosh të tjerë ose do të bësh një shkrim gazetaresk, ose një orë mësimi, por që mungojnë nxënësit. Megjithatë asnjëherë nuk kam thënë jo kur më është kërkuar të jap kontribut. Jo për verbëri, por si dëshirë që këtij auditori t’i vijë në ndihmë informacioni dhe besoj se do më gjykoni drejtësisht, sidomos ata që njohin luftën dhe hallet e kësaj paslufte, që jetojmë në këtë 80 vjetor.

Gjormi është fshat me histori lufte, që e bënë djemtë e atij fshati dhe nuk e gëzuan dot në masat që duhej për mosorientim me kohën që jetuan. U lavdëruan dhe u ndëshkuan, por dëmi u bë. Kishte djem që mbaruan shkollat teknike si ajo Harri Fulc, teknike bujqësore e Kavajës, shkolla tregtare etj. Ata sollën në Gjorm idetë përparimtare të quajtura ide komuniste, ide të drejtuara kundër qeverisjes mbretërore. I zhvilluan këto ide jo në Gjorm vetëm, por edhe në krahinë duke u lidhur si hallka zinxhiri nga një fshat te tjetri dhe u bënë pjesë e rëndësishme në krahinë. Ja veprimtaria e tyre:

7 Prill 1939 vritet dëshmori i parë Visho nga Gumenica te porti i Vlorës. Frymëzohen shumë gjormiotët dhe rritin propagandën e urrejtjes për pushtuesin italian. Sinan Gjoni, Hysni Kapo, Mynyr Xhindi ishin miqtë e parë në konakët me gjormiotë në krye të të cilëve Sadik Premte, Neki Imeri, Muço Sherifi dominonin në mendime.

Në shkurt të vitit 1942 themelohet grupi komunist aty dhe organizojnë aksionin e parë të marrjes së depos farmaceutike.

6 mars 1942 në kontakte me nacionalistin Skënder Muço.

Mars 1942 Këshilli i parë për mobilizim antifashizëm.

Po në këtë muaj organizohet njësiti i parë me përgjegjës Neki Imerin.

Prova e parë 18 qershor 1942 në aksionin e Ujit të Ftohtë mobilizohen edhe 100 burra nga Gjormi.

Fillon më vonë një lidhje e fortë me Sadik Premten, Hysni Kapon, Ibrahim Dervishin, Liri Gegën etj. Si duken ngjarjet e njohën mirë njeri tjetrin i dhanë mbështetje, por nuk munguan dyshimet.

29 qershor Sadik Premte dhe Anastas Lulo thirren nëTiranë.

24 korrik aksioni i parë për prerjen e linjave telefonike të italianëve.

2 shtator takimi i gjormiotëve me Hysni Kapon në Vris.

25 shtator hidhet në erë Ura e Drashovicës dhe në Qafë tëPëllumbit kapen 2 makina me 50 karabinierë.

3 tetor kurorëzohet Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar i Gjormit.

28 nëntor 1942 demonstratë e madhe në Brataj, ku u hoq njëherë e gjithmonë flamuri italian dhe nuk u ngritë më derimë sot.

Dhe kulmi 4 dhjetor 1942 formohet “Çeta plakë” e Gjormit me komandant Nerki Imerin dhe komisar Qazim Çakërri. Ja kënga që ju kushtua ngjarjes së asaj dite:

Dita e 4 dhjetorit në dyzetedyshin-ë

Nga njësiti u formua “Çeta Plakë” e Vlorës- ë

Ajo lindi si shkëndi bërthame e vogël- ë

Në krye të fshatit Gjorm te burimi Vrizit- ë

Te këto 4 vargje dhe te ky kalendar ngjarjesh mund të gjesh front pune për veteranët, që duan të kujtojnë dhe të flasin e ballafaqojnë me fakte jo me hamendje apo dëshira të pabesuara.

Por aktiviteti i “Çetës Plakë” vjen duke u tkurrur ashtu si burimet thonë se Qarku merr informacione e turbullime të veprimtarive, por aksionet në Selenicë, Mallakastër, në Drashovicë etj, i gjejmë bashkë, por jo sy më sy me njeri tjetrin që sollën ato ngjarje që historia i di, por që ne duhet të nxjerrim mësime.

E kam fjalën për zhvillimet në Kom. Drejtues të Veteranëve në Tiranë. Atëhere edhe u qëlluan edhe u vranë dhe që në këto 80 vjet nuk po nxjerrim mësime.

U godit Vlora nga qeveria kuislinge se ju vra Halil Alia dhe vranë Q. Koculin dhe prefektin e Vlorës.

1 – 6 janar 1943 bie edhe dëshmor Barjam Brahimi nga Velça.

3 maj 1943 luftë me fraksionin e S. Premtes. Janë analizuar, janë pranuar, janë kritikuar dhe sot e kësaj dite mendimet e palëve janë në ato pozicione që kanë qenë ndaj debati është i ngritur. Po bëhet përpjekje për të shkundur pluhurin e vjetër dhe po dekorohen, stimulohen, propagandohet mirë bëjnë. Unë nuk jam dakort që për hakmarrje të quajmë kriminel 70 mijë partizanë, 28 mijë dëshmorë, sa heronj dhe heroina që janë simbol i Luftës së Madhe Antifashiste Nacionalçlirimtare. E këtu duhet të ballafaqojmë punën tonë si një organizatë që kemi marrë përsipër të mbrojmë vlerat e kësaj lufte. Pyetja le të shtrohet më drejt: Ccfarë pune bëjmë ne në bazë dhe çfarë bëni ju dejtuesit, që keni ardhë sot te ne?

Ne kemi një Komitet Veteranësh, një Organizatë të Familjeve të Dëshmorëve, por ata kanë një Institut që studion krimet komuniste. Ali Madhi, Çelo Hoxha, Agron Tufa etj çdo ditë kundër Luftës, Veteranëve dhe Dëshmorëve.

Po neve? Kemi 2 muaj luftë me njeri tjetrin. Janë mbi 20 artikuj kundër njeri tjetrit. Të paktën një gjë zakonore të kishit zbatuar: “Që rrobat e palara t’i mbajmë në kosh, nuk i hapim në ballkon. Kjo ka qenë arsyeja pse kam kërkuar që Ju kur morët përjegjësinë e drejtimit të vinit në Vlorë, të sqaronit anëtarësinë. Nuk di pse keni ardhë sot? Asnjëherë Vlora nuk ka pranuar konformizmin. Do të bindemi kur Ju të flisni.

Pala që na kundërshton me në krye Alimadhin dhe Çelo Hoxhën kanë bërë muze në Vlorë, në Tepelenë, në Spaç, në Shkodër etj. Ju lumtë. Ne i patëm në çdo fshat dhe si ruajtëm dot. Pse? Se do zihemi me njeri tjetrin kush ka dekorata më shumë! Duhet të përkrahen veprimet e muzeve private apo fshaçe si në Ramicë, Gumenicë, Tragjas dhe ne duhet t’i stimulojmë të tjera.

Ata marrin sponsorizime nga Qeveria dhe ngrenë buste për Zogun dhe Zonjën e tij, për Thimjo Lolin, ngritën muzeumet që përmenda më lart, botojnë libra etj.

Edhe ne marrim ca miljon nga Qeveria, mbledhim ca miljon nga kuotat e anëtarësisë, nga abonimet e detyruara të gazetës “Kushtrim Brezash”. Lënë ilaçet veteranët tanë të nderuar dhe paguajnë detyrimet. Më thoni një vepër që kini bërë? Asnjë zë për Ismail Qemalin dhe bustin e tij në Tiranë. Dhe ne që e kemi këtu në Skelë shiheni si është katandisur! Ku është puna jonë, zëri ynë, ku u dëgjua? Dhe pse s’u dëgjua?

Çfarë shpumë gjatë këtyre 30 vjetëve në muze si material të ri? Dhe shikoni angazhimin e kundërshtarëve. Çfarë bëjmë ne vlonjatët për Hysni Kapon kur edhe muzenë në fshatin e tij e prishën? Çfarë projekte i propozuam qeverisë dhe nuk na e aprovoi? Kërkojmë sponsorizime Bashkisë, Prefekturës, Qarkut për ndonjë darkë apo drekë. Jo! Hiqni dorë dhe kërkoni edhe një lek për mbajtjen gjallë të simboleve të atyre, që dhanë jetën e që ne sot kënaqemi me këngët e tyre.

Më shqip dhe më troç! Pse kujtoheni tani të na vijë keq pse Beleri fiton Himarën! Të ngrihet një nga kjo sallë dhe të thotë: Unë vajta në një nga 40 fshatrat e Himarës dhe sqarova. U keqinformuan njerëzi tanë, u shitën për 5000 lekë dhe bëmë sehir. Presim të bien “petulla nga qielli”. Jo! S’ka! Luaj këmbë e luaj duar të hashë bukë e lakruar! Hajdeni të mobilizohemi të bëjmë punën që na ngarkon statuti.

Vlora kur i do qejfi për çështjet patriotike të bën gjëmën. I shkundën nga pluhuri pala tjetër figurat e Hysni Lepenicës, Isuf Luzit, Sadik Premtes, Qazim Koculit etj dhe mirë bënë. Po çfarë bëjnë veteranët tanë me ato që na u shpallën “kriminelë” si Hysni Kapo, Gogo Nushi, Spiro Koleka, Manush Myftiu, Kadri Hazbiu. Për luftën ne i kemi njohur Drejtues. A është kriminel Saliko Sulua im që mbajti 7 plumba në trup? A është kriminel Mevlan Dervishi i plagosur e po kështu shumë të tjerë.

Ku është platforma jonë për të edukuar bindshëm brezin e ri duke qëndruar në pozicione lufte apo duke ndërtuar alternativa paqeje. Duke bërë mbledhje nëpër zyra apo duke dal në terren te njerëzit. Duke  bindur edhe kundërshtarët apo duke u grindur si bëni ju atje në Tiranë e që do ta përcillni edhe te ne në rrethe.

Cila histori ka vërtetuar se duke u grindur me tëndin del fitimtar? E kundërta e vërtetë: “Po u përçave- u sundove”. Cilësinë e inatit individual dhe të tradhëtisë për lekë dhe për poste e kanë shfrytëzuar që në krye të herës armiqtë tanë. Ndaj ju lutem tërhiquni nga ato pozicione. Korigjohuni vet t’ju besojnë të tjerët. Shitet deti, zgjidhet Beleri në Himarë, shitet Kënga Labe për iso – polifoni. Kurse ne sherr kush do bëhet kryetar? Mos i vini prapa sherrit, por bëhuni pjesë e shuarjes së tij. Bëhuni frymëzues për ne të bazës që të vilni punën tonë si suksesin Tuaj. Dola në këtë pjesë me diskutim se ma kujtoi ngjarja e “Çetës Plakë”, të cilës ju bë 80 vjetori i lavdisë së saj atje në Gjorm. Mbase ne jemi të vegjël dhe të papërfillshëm për të na dëgjuar Ju, por këshillohuni me të tjerë, do ju thosha flisni me President Alfred Moisiu t’u jap mendje. Ecni e pyesni Prof. Abas Hoxhaj partizanin 13 vjeçar nga Tragjasi e të tjerë që keni plot.

Unë kam besim se nëse jeni pasardhës të veteranëve do gjeni forcë korigjimi, në silleni ndryshe historia do ju dënojë. Veproni sa nuk është vonë!