Kategoria Superiore/ 8 gola në 4 sfida, rezultatet e pjesëve të para

355
Sigal

Janë mbyllur 45 minutat e para, të 4 sfidave të vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë Superiore.

Kryendeshja e javës është ajo mes Tiranës dhe Vllaznisë, aty ku kampionët në fuqi udhëheqin me rezultatin 1-0. Autori i golit për bardheblutë ishte Ernest Muçi. Talenti i Tiranës pas një asisti mjaft të bukur të Halilit, nuk fal nga një pozicion diagonal, duke tundur rrjetën.

Një sfidë tjetër mjaft e fortë është ajo mes Laçit dhe Partizanit. Pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1.  Fillimisht në avantazh kaluan vendasit të cilët shënuan me anë të sulmuesit, Van-Dave Harmon. Reagimi i të kuqve erdhi vetëm 3 minuta më vonë, aty ku Tedi Cara riktheu baraspeshën.

Skënderbeu udhëheq 2-1 përballë Bylisit. Për “Ujqërit” realizuan Mensah dhe Qaqi përkatësisht në minutat 23’ dhe 37’, ndërsa për miqtë realizoi Murataj 29’.

Takimi tjetër mes Apolonisë dhe Kastriotit ndodhet në barazim 1-1. Krutanët kaluan të parët në avantazh në minutën e 9-të me Devid ndërsa goli i barazimit për fierakët erdhi vetëm 2 minuta më vonë me anë të Gjatës.