Sigal

Janë luajtur këtë fundjavë 10 takimet e radhës në grupin A dhe B të Kategorisë e Parë të Shqipërisë. Vllaznia vazhdon të ecë me hapa të sigurt drejt Kategorisë Superiore. Në takimin e javës së tetë, shkodranët kanë mundur me rezultatin 3-1 Vorën, duke vulosur pozitat në krye të grupit A. Surpriza e kësaj jave ishte humbja e Dinamos në shtëpi përballë Korabit. Dinamovitët shiheshin si një rival i mundshëm i Vllaznisë, por disfata e kësaj jave i zbret kryeqytetasit në vendin e 4-t. Ndërkohë që fitore të rëndësishme me rezultatin 5-0 ka arritur të marrë Erzeni në shtëpi përballë Shënkollit. Me këtë sukses shijaksit ngjiten në vendin e dytë. Një fitore minimale në shtëpi ndaj Ilirisë, ka arritur të marrë Besëlidhja me rezultatin 1-0, ndërsa takimi tjetër i grupit A, mes Veleçikut dhe Burrelit përfundoi 1-0 për vendasit.

Në grupin B, pozitat në krye nuk kanë ndryshuar gjatë kësaj jave, me Besën e Kavajës e cila ka mbajtur vendin e parë, pas fitores minimale 1-0 ndaj Lushnjes ditën e djeshme. Ka mjaftuar goli i Tedi Carës në minutën e 87, për të ngjitur kavajasit në vendin e parë, e ndjekur nga Bylisi me një pikë më shumë se Bylisi. Lushnja renditet në vendin e 8 me vetëm 8 pikë të grumbulluara. Ballshiotët kanë marrë një fitore të vështirë e të rëndësishme në transfertë 1-2 ndaj Tomorit. Pogradeci i vendit të tretë ka shkatërruar me rezultatin e thellë 4-1 Elbasanin, duke i zhytur edhe më thellë elbasanasit në fund të tabelës. , Sfida mes Egnatias dhe Turbinës është mbyllur me shifrat 2-1 për rrogozhinasit. Në barazim 0-0 është mbyllur takimi mes Orikut dhe Apolonisë.