Java e 9 e Kategorisë së Parë starton ditën e sotme me disa sfida shumë interesante. Besa do të luajë sot në transfertë me Turbinën e Cërrikut që mban vendin e parafundit në grupin B. Kavajasit kanë pasur jo pak luhatje, e madje me Lushnjën në fushën e tyre, nëse nuk do të shënonte Cara, ndeshja mund të përfundonte në barazim dhe kavajasit do të humbnin kreun. Por, me Lushnjën, trajneri i Besës, Gentian Begeja nuk kishte dy titullarë të rëndësishëm si Meglid Mihanin, që është kapiteni dhe lideri i skuadrës verdhezi si dhe sulmuesin Albi Çekiçi, një nga lojtarët më në formë të kavajasve deri më tani. Në transfertën e Cërrikut, të dy titullarët janë gati dhe natyrisht që trajneri i kavajasve do ta ketë më të lehtë për të ndërtuar 11-shen. Po t’i hedhsh një sy stolit kavajas, alternativat janë të pakta, kryesisht lojtarë të rinj dhe pa eksperiencë. Një tjetër ndeshje e rëndësishme e kësaj jave në grupin B është ajo mes Bylisit dhe Orikut. Këto dy skuadra ndodhen në pozicionet e larta të tabelës dhe kanë si synim ngjitjen një kategori më lart. Pas një nisje jo të mirë të kampionatit skuadra mallakastriote ka gjetur vazhdimësinë duke qenë një nga pretendentët kryesore për tu shpallur kampion në grupin e B. Në këtë grup, Elbasani është skuadra më e dobët, që me këto ritme e ka prerë biletën për në Kategorinë e Dytë. Megjithatë sezoni është shumë i gjatë dhe shpresa nuk është shënuar ende. Ndeshjen e radhës berdheblutë e luajnë përballë Tomorit në shtëpi dhe këtu është momenti për të bërë hapin e parë drejt kthesës së madhe. Mbetet të shihet me shumë interes si do të shkojë ky 90-minutësh, pasi edhe Tomori nuk është në pozita shumë të mira, pasi kanë vetëm 10 pikë dhe renditen në vendin 6-të në tabelë.
Kategoria e Parë, grupi A
Vllaznia, në tetë takimet e para që janë luajtur deri më tani, numëron shtatë fitore dhe një barazim. Në fakt, kuqeblutë e nisën me vonesë fazën përgatitore por edhe merkaton. Por, për hir të së vërtetës janë duke bërë diferencën në Grupin A të Kategorisë së Parë. Shkodranët këtë javë do të luajnë ditën e hënë, pasi sfida e parashikuar për tu luajtur ditën e sotme u shty për shkak se në “Redi Maloku”, stadiumi i skuadrës së Ilirisë, sot do të luajë Kastrioti përballë Kamzës. Skuadra e Hasan Likës do të luajë përballë Ilirisë në një ndeshje të lehtë në letër dhe nuk pritet të hasë vështirësi me vendasit të cilët ndodhen momentalisht në vendin e 7. Në javën e kaluar, Dinamo është mundur në mënyrë shumë befasuese nga Korabi në shtëpi me rezultatin 0-2. Kjo humbje nuk është pritur aspak mirë nga trajneri Igli Allmuça, i cili përpara javës së 9-të, ku dinamovitët do të luajnë ndaj Burrelit, i ka bërë disa kritika skuadrës duke evidentuar gabimet e takimit të javës së 8-të, pasi ekipi gaboi në aspektin tekniko-taktik. Kryeqytetasit do të kërkojnë ta lënë pas disfatën e javës së kaluar, në ndeshjen e sotme me Burrelin në transfertë.
RENDITJA, KATEGORIA E PARË
Grupi A
Skuadrat Nd P
Vllaznia 8 22
Erzeni 8 15
Besëlidhja 8 15
Dinamo 8 14
Korabi 8 11
Iliria 8 9
Veleçiku 8 9
Shënkolli 8 8
Burreli 8 6
Vora 8 2
Grupi B
Skuadrat Nd P
Besa 8 17
Bylis 8 16
Pogradeci 8 15
Oriku 8 13
Egnatia 8 13
Apolonia 8 10
Tomori 8 10
Lushnja 8 8
Turbina 8 5
Elbasani 8 1
Java e 9-të
Sot,10 nëntor
Vora-Erzeni 14:00
Shënkolli-Veleçiku 14:00
Burreli-Dinamo 14:00
Korabi-Besëlidhja 14:00
Turbina-Besa 14:00
Lushnja-Pogradeci 14:00
Bylis-Oriku 14:00
Elbasani-Tomori 14:00
Nesër, 11 nëntor
Apolonia-Egnatia 14:00
E hënë, 12 nëntor
Iliria-Vllaznia 14:00
RENDITJA SUPERLIGA
Skuadrat Nd P
Partizani 12 28
Skënderbeu 12 26
Laçi 12 22
Teuta 12 21
Kukësi 12 20
Flamurtari 12 19
Tirana 12 10
Luftëtari 12 10
Kamza 12 8
Kastrioti 12 4
Ndeshjet, Java e 13
Nesër, 11 nëntor
Kastrioti-Kamza 14:00
Luftëtari-Tirana 14:00
Partizani-Laçi 17:00
Skënderebu-Flamurtari 17:00
E hënë, 12 nëntor
Kukësi-Teuta 14:00