Kalendar “pikant” për Partizanin, të kuqtë “migrojnë” 3 javë jashtë Tiranës

112
Sigal

Partizani nuk ka vonuar shumë të nisë përgatitjet pas barazimit me Kastriotin të dielën teksa dje u rikthyen në stërvitje. Dy pikët e lëna rëndojnë paksa dhe të kuqtë do të kalojnë fokusin te ndeshja e rradhës ku gabimet janë të pafalshme. Kalendari në letër është miqësor por nga pas duket sikur fsheh një kleçkë.

Tre ndeshjet e rradhës janë të gjitha në transfertë teksa fillimisht do të sfidojë Teutën që tashmë është zhbllokuar nga mungesa e fitores. Më pas në Rrogozhinë e pret Egnatia me trajnerin Duro që e njeh në pëllëmb të dorës Partizanin. Pas Egnatias, do të luajnë në një fushë të vështirë si ajo e Laçit dhe më pas do të rikthehen më në fund në shtëpi përballë Bylisit që nuk e ul kokën për asnjë.