Sigal

Vazhdon ecuria me fitore radhazi për Juventusin, i cili ka mundur Bolognën me rezultatin 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 6 të serisë A. Në Alianz Stadium zonja e vjetër ka arritur fitoren e 6-të në po kaq javë të kampionatit italian, duke qendruar e vetme në krye me pikë të plota, e ndjekur nga Napoli me 3 pikë më pak.

Golat për bardhezinjtë u shënuan që të dyja në pjesën e parë, me Dybalan në minutën e 12′ dhe Matuidi 4 minuta më vonë falë asistit të Ronaldos. Në pjesën e dytë skuadra e Juventusit administroi rezultatin duke e mbyllur ndeshjen pa pësuar.

Takimi i radhës për 7 herë kampionët radhazi do të jetë përballë rivalëve të Napolit të shtunën në orën 18:00 sërish në Alianz Stadium.