Real Madrid të çmendur pas Pogba, merr vendimin edhe për Jovic

323
Sigal

Covid-19 ka prekur edhe xhepat e presidentit Florentino Pers por Zinedine Zidane nuk heq dorë nga kërkesat e tij pavarësisht krizës ekonomike. Tekniku francez vijon të jetë i fiksuar pas Paul Pogba, vijon të ushtroj presion tek drejtuesit e klubit duke kërkuar me insistim shërbimet e mesfushorit të Man.United. Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, Real Madrid ka hequr dorë nga Van de Beek, me mesfushorin e Ajax që shihej si një alternative në rast se nuk vjen Pogba. Ky fakt shton dhe më shumë presionin tek Perez me Zidane që i konfirmon vullnetin e tij, o Pogba o asnjë tjetër.

Marca

Gjithnjë sipas “Marca”, Real Madrid ka marrë një vendim final edhe për të ardhmen e Luka Jovic, një nga lojtarët më të diskutuar këtë periudhë, më shumë për atë që po bën jashtë fushë. Reali ka vendosur të largoj sulmuesin serb por jo në formë huazimi. Çdo skuadër që dëshiron shërbimet e tij duhet të paguaj minimalisht 50 milion euro. Jovic është një nga objektivat kryesorë të Milan por vështirë se kuqezinjtë mund të arrijnë në një shifër të tillë kesh.