Juventusi e mbyll vitin me gjashtë fitore radhazi, bardhezinjtë nuk heqin dorë nga titulli

123
Sigal

Edhe pse dhjetë pikë larg Napolit kryesues, Juventusi e ka mbyllur këtë vit me gjashtë fitore radhazi në Serie A.

Bardhezinjtë kanë mposhtur 3-0 në shtëpi Laczion me golat e Kean (43′ dhe 54′) dhe Milik (89′).

Skuadra e Allegrit ngjitet kështu në vendin e 3-të me 31 pikë, 10 pikë pas Napolit kryesues.

Bardhezinjtë patën një fillim sezonit të vështirë, por tashmë kanë marrë veten.

Tashmë, Juventusi rikthehet në fushë vitin e ardhshëm më 4 janar ndaj Kremonezes.