Juventus “blindon” Paulo Dybala, ja projekti surprizues…

345
Sigal

Nëse kishte dyshime, tashmë ato janë shuar përfundimisht. Paulo Dybala nuk do të largohet nga Juventus, që ka shpejtuar të zgjidhë ashpejt çështjen e rinovimit të kontratës me sulmuesin argjentinas. Në fakt, ishte vetë ai që në një intervistë për CNN ngriti një tymnajë, duke u shprehur se “klubi nuk e kishte thirrur për të biseduar në lidhje me kontratën”. Përpara ndeshjes së Kupës së Italisë kundër Milanit, drejtori sportiv i Juventus, Fabio Paratici kishte siguruar se nuk ekzistonte asnjë problem. Nga fjalët te faktet dhe sipas mediave italiane, palët kanë lënë takim gjatë kësaj jave për të vendosur detajet e rinovimit.Paulo Dybala Ap

Dëshira për të vazhduar gjatë “martesën” është nga të dyja anët, por firma në kontratë nuk është formalitet. Shkak janë ndasitë sa i përket financave. Paulo Dybala fiton aktualisht 7.3 milion euro në sezon, ndërsa me rinovimin pretendon më shumë se dyfishin e kësaj shifre. Sulmuesi kërkon 15 milion euro në sezon, duke u bërë lojtari i dytë që fiton më shumë te Juventus, vetë pas Cristiano Ronaldo. “Zonja e Vjetër” është gati të rrisë të ardhurat e argjentinasit që shihet në qendër të projektit për të ardhmen, por nuk ka ndërmend të ngrihet deri te shifra e pretenduar nga Dybala. Gjithsesi, palët do të ulen në tavolinën e tratativave për të gjetur një rrugë të mesme që do t’i kënaqte të gjithë.