Pas Ronaldos, Pep Guardiola ishte ëndrra më e madhe e stafin drejtues të Juventusit dhe tifozëve bardhezi, nëse me të parin ëndrra u bë realitet me të dytin është e destinuar të mbetet e tillë, Pep as që ka ndërmend të largohet nga Man.City. I pyetur mbi mundësinë për tu ulur në stolin e “Zonjës së Vjetër”, Pep ishte shumë i qartë:
“Jo, më saktë, kam një kontratë me Man.City, largohem vetëm nëse më përzënë”. Në këtë mënyrë Guardiola mbyll një diskutim që bëri jo pak zhurmë dhe trazoi shumë aktorë. Pasi zbardhi të ardhmen e tij, Guardiola ndalet te rivali i tij më i madh këtë sezon, Jurgen Klopp, më të cilin diskutoi menjëherë pasi Liverpool fitoi Champions League:

“Kemi një rivalitet të shëndetshëm, jo vetëm me Klopp. Në Premier League janë të paktën 5 skuadra shumë të forta, është një kampionat i vështirë. Sezonin e ardhshëm do të nisim gjithçka nga e para, të shohim si do shkoj. Në fund nuk mund të mungonte dhe një koment për ish skuadrën e tij, Barcelonën dhe atë që po ndodh me trajnerin Valverde:
“Mua më duket një trajner i madh, përtej miqësisë që na bashkon. Ka bërë një punë shumë të mirë. Sigurisht u eliminua në Champions, por të gjithë humbasim, Champions është një turne ku vetëm një mund të fitoj. Një skuadër e cila fiton dy vite radhazi kampionatin dhe luan një futboll të mirë duhet me patjetër të konfirmohet”, u shpreh Pep Guardiola.