Jurgen Uldedaj vazhdon drejt titullit kampion për 18- vjeçarët

481
Sigal

Boksi shqiptar shkëlqen në Kampionatin Europian për të rinj.

 Në Zagreb po zhvillohet Kampionati Europian i Boksit për moshat 18 vjeçare dhe në këtë aktivitet ekipi Kombëtar Shqiptar u paraqit me 4 boksierë, Krenar Zeneli, Rexhildo Zeneli, Erald Muhja dhe Jurgen Uldedaj. Boksierët Erald Muhja dhe Krenar Zeneli nuk arritën të fitonin përballë kundërshtarëve të tyre edhe pse shfaqen boks të bukur dhe cilësor ndërsa Rexhildo Zeneli arriti të fitonte dy ndeshje përballë boksierëve nga Çekia dhe Irlanda. Ndeshjen e tretë e kishte me boksierin Bjellorus dhe Zeneli pas tre raundeve vërtetë luftarake nuk arriti të fitojë përballë arbitrimit pro rus. Arbitrim i një anshëm për shtetet pro ruse, duke qenë se në çdo ndeshje 3-4 arbitra ndër 5, ishin nga ish- Bashkimi Sovjetik. Për sa i takon boksierit Jurgen Uldedaj, ai ndeshjen e parë e kaloi me short ndërsa në turin e dytë kishte përballë boksierin shumë cilësor nga Azerbajxhani, kundërshtar i cili vinte në këtë kompeticion si Kampion Europe për vitin 2013. Uldedaj shfaqi boksim mjaft cilësor, duke e dominuar totalisht ndeshjen dhe duke fituar me rezultatin e pastër 3-0. Pas fitores së kësaj ndeshje, Uldedaj fitoi të drejtën për të kaluar në 8-she. Në ndeshjen e radhës, përballë boksierit shqiptar ishte përfaqësuesi i Kombëtares Polake. Ndeshja u zhvillua e fortë dhe me intensitet të lartë dhe që ishte në barazi të plotë në dy raundet e para por që raundi i tretë vendosi fituesin. Me një boksim teknik në këtë raund dhe me shpirt gare, Uldedaj u shpall fitues me meritë të plotë dhe ishte vetë arbitri serb i kësaj ndeshje që,  pavarësisht nuancave dhe acarimeve sportive që po shihen mes serbëve dhe shqiptarëve në kuadër të ndeshjes së ndërprerë në futboll, ngriti dorën fituese të boksierit tonë në një ndeshje shumë të luftuar mes dy boksierëve. Në këtë aktivitet, Kombëtarja Shqiptare arkivoi rezultatet më të larta në 24 vite të boksit shqiptar, duke arritur deri në këto momente të fusë Zenelin në 8-she dhe Uldedajn në katërshe. Uldedaj ndeshjen e radhës e ka përballë boksierit nga Norvegjia dhe duke qenë se ka garantuar medaljen e bronzit, vazhdon i sigurt drejt titullit Kampion Europe për moshat 18-vjeçare. E rëndësishme është që flamuri Shqiptar do ngrihet fitimtar në Zagreb dhe kjo është një arritje shumë e madhe që meriton vëmendjen e duhur jo vetëm për këta boksierë që morën pjesë por edhe për sportin e boksit në tërësi..

Superliga/ Skënderbeu-Vllaznia dhe Kukësi-Flamurtari “ndezin” javën e 9-të

 Superliga rikthehet nesër në javën e nëntë të saj me dy ndeshje shumë të bukura mes Skënderbeu-Vllaznia dhe Kukësi-Flamurtari. Skuadrat vijnë direkt nga ndeshjet e Kupës së Shqipërisë dhe janë të gjitha të kualifikuara për në turin tjetër, me vetëm Vllazninë që e pa veten në disavantazh ndaj Mamurrasit në “Loro Boriçi”. Situata që ka kapluar shkodranët duket më e keqe se ajo e fillim sezonit. Lëvizjet në presidencë dhe në administratën drejtuese kanë ndikuar drejtpërdrejtë edhe tek futbollistët që kanë tre ndeshje radhazi që marrin vetëm humbje, dy ndeshje në kampionat dhe ndeshja e të mërkurës në Kupë ndaj Mamurrasit. Nga ana tjetër, Skënderbeu si skuadër pritëse shfaqet shumë në formë, sidomos pas asaj paraqitjeje që bëri në Kupë. Fitorja në fakt është një rrugë shpëtimi për të dyja skuadrat, si për korçarët që duan të bëjnë përpara në renditje, ashtu edhe për shkodranët që do të kërkojnë të dalin nga kriza e rezultateve. Ndeshja tjetër që do të luhet nesër është edhe më e koklavitur se ajo e mësipërmja pasi ndeshen Kukësi-Flamurtari, dy skuadra që po vuajnë të gjejnë fitoren në ndeshje të rëndësishme dhe dy skuadra ndaj të cilave, bordi drejtues i secilës ka marrë masa ndëshkuese ndaj futbollistëve të vet, për mungesën e rezultateve dhe për akuza edhe më të rënda se kaq (rasti i Kukësi me Erjon Dushkun) duke bërë të ndihet një frymë aspak pozitive në secilin kamp. Aktualisht këto dy skuadra ndodhen në kuotë të barabartë pikësh, me nga 13 secila, dy më pak se kryesueset kryeqytetase. “Lufta” që do bëhet nesër në fushën e Kukësit nuk do të jetë vetëm për tre pikët, por edhe për rivendosje të qetësisë në secilën skuadër dhe sigurisht qëndron edhe synimi për të mos u larguar shumë nga kreu. Të dyja këto ndeshje do të luhen në të njëjtin orar, 14:00.

Ndeshjet që do të luhen nesër

 Skënderbeu 14-00 Vllaznia

Kukësi 14-00 Flamurtari

 

 

 

 

 

Trajneri i PAS Janina i del në mbrojtje, Andi Lilës

Situata e Andi Lilës u duk sikur u përkeqësua tek klubi i tij, pas atyre ngjarjeve në Beograd ku krerët e PAS Janinës deklaruan se do ti kërkojmë llogari Lilës se pse u drejtua i pari për të marrë flamurin nga dora e lojtarit serb. Por duket se nuk mendon kështu trajneri i kësaj skuadre që i del në mbrojtje lojtarit të vet duke thënë se nuk i intereson aspak se si ka vepruar Lila në Serbi përderisa në klub është gjithmonë shembull dhe vepron në mënyrën e duhur. Duket se me këtë deklaratë të trajnerit, problemet për Lilën në klubin e tij do vijnë drejt fundit.