Ushqimet të cilat luftojmë celulitin pa bërë operacion

495
Sigal

Duhet të eliminoni: duhanin, kafeinën dhe ushqimet pikante. Gjithashtu, duhet bërë gjimnastikë për të djegur yndyrat

Nuk ka asgjë më të urryeshme për femrat se lëkura e portokallit (celuliti). Por sipas specialisteve për humbjen në peshë, ekzistojnë disa mënyra sesi ta largojmë celulitin.

Si bëhesh me celulit

Së pari duhet të dimë se çfarë është celuliti dhe si e marrim atë, dhe për të gjithë ata që nuk e dinë celulit është termi që përdoret për t’iu referuar depozitimeve të dhjamit që shkaktojnë fryrje apo jo një trajtshmëri të lëkurës, në zonat problematike që janë: kofshët dhe vithet. Njerëzit shpesh e ngatërrojnë celulitin me dhjamin, por dhjami është si izolant për trupin dhe mbështjell organet, muskujt dhe nervat dhe është i lëmuar në pamjen e jashtme. Ka shumë arsye se përse krijohet celuliti: ai është më i zakonshëm tek femrat mbas moshës së pubertetit pasi mendohet se nivelet e larta të estrogjenit fillojnë dhe e përkeqësojnë celulitin. Megjithatë, studimet tregojnë se kjo vjen si pasojë e natyrës se indit lidhës tek gratë, të quajtur septa, që i mban qelizat e dhjamit në vend.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf