“Je i mbaruar”, Mario Baloteli: Ja si më tallte Ibrahimoviç te Interi

442
Sigal

Sulmuesi i Breshias, Mario Baloteli, ka treguar në një video live me Fabio Kanavaron se suedezin Zllatan Ibrahimoviç e ka parë gjithmonë si një zot.

Duke u rikthyer pas në kohën kur ishte me të te skuadra e Interit, Mario Baloteli tregon dhe sesi e tallte suedezi kur u shfaq në stërvitje vetëm 16 vjeç, duke thënë se Mario ishte i mbaruar.

“Kur u stërvita për herë të parë me Interin isha 16 vjeç. Isha i fiksuar te ai, edhe për faktin se rreth e rrotull kisha Adrianon, Cruz dhe nuk mund ta besoja. Ibra më thoshte se vërtetë mendoja që do të luaja me Interin. Ai shprehej se do të më linin të stërvitesha atë ditë, pastaj do të më largonin.

Gjithmonë më thoshte se isha i mbaruar, mirëpo ishte pikërisht Ibra që i tha Mino Rajolas se është dikush më i fortë se ai. Nuk bënte asgjë në fushë dhe papritur shënonte gol. Gjithmonë e kam parë si një zot. Ishte impresionues,” deklaroi Baloteli.