Sarri me ‘dhimbje koke’, katër lojtarë munguan në seancën stërvitore, mes tyre edhe Hysaj

211
Sigal

Këmbanë alarmi në shtëpinë e Lacios. Në stërvitjen e ditës së sotme kanë munguar plot katër lojtarë. Bëhet fjalë për Pepe Reinën, Basic, Andre Anderson dhe futbollisti i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.

Ende nuk ka një komunikim zyrtar nga klubi bardhekaltër, por mediat italiane kanë konfirmuar mungesën e katër lojtarëve. Sigurisht nuk mund të përjashtohet asgjë nga mungesa e katër lojtarëve, por për të marrë më shumë informacion, duhet të presim seancën e nesërme stërvitore.