Sigal

Milan po përgatitet për afatin e transferimeve të janarit.

“Rosonerët” janë afër një marrëveshje me sulmuesin e Sevilla, Luis Muriel, shkruan “Football Italia”.

Kolumbiani është folur se mund të rikthehet në Serie A, pas eksperiencave të tij me Udinese dhe Sampdoria.

Thuhet se Milan janë favoritët për të nënshkruar me lojtarin, para skuadrave si Fiorentina.

Pritet që në janar, Luis Muriel të kalojë në “San Siro” në formë huazimi.

Kujtojmë se sulmuesi këtë edicion ka regjistruar katër gola dhe katër asistime në 19 paraqitje me Sevillan.