James flet hapur për Bayern Munichun

502
James Rodriguez është i lumtur që do të jetë pjesë e Bayern Munichut

Ylli i Kolumbisë, James Rodriguez ka ateruar në Munich për ta kompletuar transferimin nga Real Madrid te Bayern Munich.

Ai është i lumtur që do të jetë pjesë kampionit të Gjermanisë, ku është i huazuar ë dy sezone nga Los Blancos.

“Jam shumë i gëzuar që jam bërë pjesë e një klubi të madh dhe që do të luaj me një skuadër të madhe. Çdo njeri e njeh Bayernin dhe se çfarë përfaqëson në futbollin botëror”, ka deklaruar kolumbiani pas arritjes në Munich.

“Është një eksperiencë e re për mua, një klub i ri, një jetë e re. Jam shumë i lumtur. Kam ëndrra të mëdha dhe shpresoj të kem sukses te Bayerni”, ka theksuar ish anëtari i Portos dhe Monacos.
Sigal