Lojërat Olimpike Dimërore, presidenti Meta “bekon” përfaqësuesit tanë

502
Nga data 9 e deri më 25 shkurt 2018, në Pjong Çeng të Koresë së Jugut do të zhvillohen Lojërat Olimpike Dimërore, në të cilat do të marrin pjesë edhe dy skiatorët shqiptarë, Suela Mëhilli për femra dhe Erion Tola për meshkuj. Ekipi ynë Olimpik do të udhëtojë këto ditë për në Kore, dhe dje Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, u ka dorëzuar atyre flamurin tonë kombëtar. Pas ceremonia, e cila u zhvillua dje në ambientet e presidencës, Presidenti Meta ka bërë edhe një postim në faqen e tij në ‘Facebook”. “Uroj që flamurin kuqezi, më të bukurin në botë, ta nderojnë sa më lart në këtë aktivitet sportiv”, shkruan Presidenti Ilir Meta për këtë përfaqësim.
Sigal