Italia “pushton” Francën, dhe merr trofeun e Botërorit

504
Sigal

Francë 1938/ Francezët organizojnë Kupën e Botës në vigjiljen e Luftës së Dytë Botërore

Kampionati Botëror “Francë 1938” ishte i treti i organizuar nga FIFA. Ai u mbaj në Francë nga 4 qershor deri në 19 qershor 1938. Italia arriti ta mbronte titullin, duke mundur 4-2 Hungarinë në finalen e Parisit. Në tre kampionate, titujt janë ndarë kështu: 2 Italia dhe 1 Uruguai. Klima e organizimi të Botërorit nuk ka qenë aspak e lehtë, pasi Spanja ishte bërë teatri i luftimeve të përgjakshme që kanë nisur dy vjet më parë. Në mars të vitit 1938, Hitleri anekson Austrinë. Vigjilja e kësaj ngjarjeje është edhe botërori francez. Uruguai nuk e ka harruar inatin e vjetër e ashtu si katër vjet më parë në Itali, nuk zbret në stadiumet e Francës. Po nuk vepron kështu Brazili i ushqyer nga iluzionet që më së fundi të fitojë kupën. Rregulli i ri; r herë të parë fituesja e kupës dhe vendi organizues hyjnë drejt e në fushë. Kampionët e botës, italianët, në turin e parë mezi mundin Norvegjinë 2-1. Me shtesë loje, por me rezultat tenistik 6-5 Brazili fiton kundër Polonisë. Janë edhe tre takime të tjera që mbyllen me shtesë loje që në turin e parë; Kuba–Rumania 3-3, Çekosllovakia–Holanda 3-0 dhe Zvicra–Gjermania 1-1. Këto dy të fundit përsëriten dhe fitohen 4-2 dhe 2-1 nga gjermanët dhe kubanët. Brazili në çerekfinale, pas ndeshjes së parë me Çekosllovakinë, të përfunduar me gjithë shtesën e lojës 1-1, arrin ta mposhtë atë në ndeshjen e dytë 2-1 dhe shkon në gjysmëfinale me Hungarinë ku gjunjëzohet 2-1. Hungaria eliminon 5-1 Suedinë dhe fton në finale për titull Italinë. Finalja është pasqyrë e dy koncepteve taktike krejt të ndryshme. Italianët luajnë me një ritëm të ngadalshëm për të shpërthyer në manovrimet para portës. Hungarezët, përkundrazi përkryejnë manovrimet klasike të pakapshme të bazuara në mjeshtërinë teknike që mbështet në lëvizshmërinë e madhe. Në minutën e gjashtë shënojnë italianët. Pas një aksionit të gjatë koral Andreolo, Serantni, Biavati, Piola, gjuan Kolausi dhe gol. Po brohoritjet e italianëve i shuan hungarezi Titkos. Në stadiumin “Kolomb”, ku zhvillohet takimi, shpërthejnë duartrokitje. Shihet që publiku francez anon nga ata. Po italianët nuk jepen. Përsëri aksion, këtë radhë telegrafik Koluasi, Ferrari, Meaca e Piola që merr topin e shënon. Në minutën e 35-të golin e tretë e shënon Kolausi. Publiku francez tani anon nga italianët. Bashkë me ta dhe shumë specialistë deri atëherë disi të ftohtë ndaj fitore së “axurrëve” të katër viteve më parë. Aq më tepër kur në fushë është një skuadër krejt e re dhe e ndryshme nga ajo e kampionëve të shkuar. Bien në sy, krahas sulmuesve mbrojtësi Foni, Rava, Oliveri, Andredo, Serantoni. Po dhe hungarezët nuk duan të pajtohen me humbjen. 20 minuta para mbarimit shënojnë me anë të Sarosit. Atëherë luftojnë për të barazuar. Edhe një herë tjetër një aksion me shumë stacione i italianëve: Rava-Ferrari-Piola, duet i tij me Biavatin, tre kundërshtarë të dalë jashtë përdorimit, dhe 4 – 2.

  Habia e presidentit francez

 Duartroket edhe presidenti francez Leburn që ndjek ndeshjen. Ai që me të ardhur në stadium, pa u ulur mirë pranë presidentit të FIFA-s Zhyl Rime, kishte bërë pyetjen trashanike “Cilët janë francezët”?. Dhe francezi Rime, pa e humbur toruan i ishte përgjigjur me gjakftohtësi: “Francezët janë…gjyqtari”, duke treguar me gisht në fushë gjyqtarin francez Kapdevil.

Rezultatet

Itali–Norvegji          2-1

Zvicra–Gjermani            1–1

Franca–Belgjika             3–1

Hungari–Inditë Hol.       6–0

Brazil–Poloni           6–5

Kuba–Rumania        3–3

Zvicra–Gjermani            4–2 (nd.2)

Kuba–Rumani          2–1 (nd.2)

Çerekfinale

Itali–Francë       3–1

Hungari–Zvicër       2–0

Suedi–Kubë                    8–0

Brazil–Çekosllovaki       1–1

Brazil–Çekosllovaki       2–1 (nd.2)

Gjysmëfinale

Hungari–Suedi         5-1

Itali–Brazil        2-1

Për vendin 3-të

Brazil–Suedi            4–2

Finalja

Itali–Hungari            4–2

Shënues: Kolausi ‘6, ‘35, Piola ’16, ’82 / Titkosos ‘8, Sarosi ’70

Gjyqtar: Kapëvil (Francë)

Italia: Oliveri, Foni, Rava, Serantoni, Andredo, Lakateli, Biavati, Meaca, Piola, Ferrari, Kolausi

Hungaria: Sabo, Polger, Biro, Solai, Suks, Lazar, Sas, Vinceze, Sarosi, Sengeler, Titkos

Përbërja simbolike e boterorit 1938

Oliveri (Itali), Domingos (Brazil), Andreolo (Itali), Rava (Itali), Serantoni (Itali), Lokateli (Itali), Meaca (Itali), Sharoshi (Hungari), Biavati (Itali), Piola (Itali), Leondas (Brazil).

  Yjet

Piola

Kombëtarja dhe Piola bëhen një binom i pandarë deri në Kampioatin Botëror që shënon apoteozën e këtij djaloshi 25 -vjeçar. Takimin e fundit, nga 34 takimet me kombëtaren, e zhvillon më 18 maj 1952 në Firence me Hungarinë. Shënoi 30 gola për Italinë.

  Sharoshi

Është  pamëshirshëm në fushë, por i drejtë në punë. Mbase sepse në moshën 24- vjeçare është diplomuar për drejtësi. Hungarezi i pamëshirshëm zbraz 7 gola në portën e portierit të famshëm çek Planiçka, pesë në portën e portierit austriak Placer.

 Da Silvia

 Leonidasi ka zhvilluar 25 ndeshje me kombëtaren dhe duke shënuar po aq gola. Kur italianëve u takoi të luajnë në gjysmëfinale kundër Brazilit,  e patën shumë frikën Leonidas da Silvën. Me shtatë gola të shënuar ai është shënuesi më i botërorit të tretë.

 Poco

Trajneri i Italisë diplomohet për gjuhë të huaja. Më 1929 Pocon e caktojnë trajner të skuadrës kombëtare. Sukseset më të mëdha i përkasin periudhës 1934 – 1938 kur Italia fiton titullin dy herë Kampion Bote dhe njëkohësisht titullin e Kampionit Olimpik më 1936 në Berlin.

80 për qind e kompanive të sportit punojnë në ilegalitet. Futbolli në vendin e parë

 140 miliardë dollarë pastrime në baste

 Organizatat kriminale në mbarë botën kanë arritur të pastrojnë çdo vit më shumë se 140 miliardë dollarë brenda një viti. Ky është përfundimi i një studimit të zbuluar në Paris, në lidhje me shkallën e korrupsionit dhe basteve ilegale, në lidhje me ndeshjet e trukura përmes operatorëve. Bastet ilegale

Universiteti Paris 1 dhe Qendra Ndërkombëtare për Sigurinë në Sport publikuan raportin e përgatitur nga më shumë se 70 ekspertë ndërkombëtarë. Studimi tregoi se, 140 miliardë dollarë janë pastruar çdo vit përmes kompanive të sportit, teksa 80 për qind e kompanive të sportit punojnë në ilegalitet dhe të padukshëm nga rregullatorët dhe investiguesit. Rajoni i Azisë përben 53% të tregut ilegal botëror, ndërkohë që janë rreth 8000 operatorë legalë që ofrojnë baste sportive, 80 për qind e tyre në territoret me taksa të ulëta dhe me inspektime të pakta. Dy sportet, përmes të cilave janë pastruar më shumë para, janë futbolli dhe kriketi, deklaroi Kris Iton, shefi i Qendra Ndërkombëtare për Sigurinë në Sport. Raporti tregon se, 4 nga 5 baste sportive janë vendosur ilegalisht.

Partizani/Rinovon Maliqi

 Behar Maliqi është lojtari i radhës që konfirmohet pjesë e skuadrës së kuqe edhe për sezonin tjetër futbollistik. 27-vjeçari i cili shquhet për grintën në fushë zyrtarizon me këtë lëvizje të ardhmen e tij në kampionatin shqiptar. Maliqi është lojtari i 4 kosovar, i cili zgjedh të rinovojë me Partizanin pas firmave të Amir Rrahmanit, Labinot Ibrahimit dhe Besnik Krasniqit.

 Skënderbeu/ Aktiv në merkato

 Trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa i ka kërkuar me ngulm presidentit Ardjan Takaj të mbyllë kontratat me lojtarët aktual të skuadrës dhe më pas të shikojë për të tjerë. Bushiç, Gilbertos dhe Sefës janë emrat më të lakuar për merkaton e Skënderbeut. Mbeten për t’u rikonfirmuar Bicaj, Pejic, Muzaka apo Lilaj. Ende asnjë ofertë për Gvozdenoviç dhe Tomiç.

Lacio/ Cana drejt Francës

E ardhmja e Lorik Canës duket se do të jetë larg Lacios. Mediat italiane shkruanin se mesfushori shqiptar është një ndër katër lojtarët që priten të largohen nga klubi italian, së bashku me Federiko Marketin, Luis Kandevën dhe Mikael Sianin. Për Canën ka një interesim nga Franca, Olimpiku i Marsejës. Kartoni i futbollistit vlerësohet në 4 milionë euro.

Montpelje/ Opsion Vajushi

 Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Vajushi është vënë në shënjestër të disa prej klubeve me peshë në arenën europiane. Për shërbimet e sulmuesit me origjinë shkodrane, i cili aktualisht luan në Bullgari te Liteks Loveç, interesohet skuadra franceze e Montpellier. Lajmin e bën të ditur faqja “merkato365.com”. Në 62 ndeshje me Liteksin ka shënuar 18 gola.

Këlni/ Mavraj në fokus

 Mërgim Mavraj mund të luajë me Këlnin sezonin e ardhshëm të Bundesligë 1. Kampionia e freskët e Bundesligës 2 interesohet për mbrojtësin shqiptar, kostoja e transferimit të të cilit është zero, pasi kosovarit i ka mbaruar kontrata me Grojthet Fyrthin. Mavraj dallohet në lojën e tij në ajër, dyluftimet e forta, por lojtari i Kombëtares sonë ka shënuar edhe tre gola.