Kampionati zviceran/ Sadiku shënon sërish, Lugano ngjitet në vendin e pestë

595
Armando Sadiku nuk ka të ndalur në kampionatin zviceran. Autori i golit të vetëm në Euro 2016 me Shqipërinë, po vazhdon serinë e golave të tij edhe me ekipin e Luganos. Goli i elbasanasit e ka ndihmuar Luganon të ngjitet në vendin e 5-të në Zvicër. Ekipi i drejtuar nga ish-numri 2 i stolit të kuqezinjve, Paolo Tramezzani, mundi skuadrën e Lozanës me rezultatin 2-1.

Armando Sadiku ishte autori i golit të parë të Luganos që në minutën e 6 të ndeshjes. Bomberi shqiptar gjuajti në hyrje të zonës duke dërguar topin në rrjetë.

Në 5 ndeshje të luajtura me ekipin zviceran, Sadiku ka arritur të shënojë 4 gola.
Sigal