Interi mbyll vitin me fitore të thellë

456
Sigal

Interi i Antonio Kontes mbyll vitin 2019 me një fitore të pastër 4-0 ndaj Xhenoas, duke lënë pas rezultatet jo bindëse të javëve të kaluara e duke arritur edhe një herë Juventusin në kreun e renditjes në Serinë A. Edhe pse me mungesa të shumta si të Lautaro Maritnos e Brozoviç, skuadra zikaltër nuk e kishte të vështirë përballë Xhenoas së drejtuar nga Tiago Mota.

Miqtë bënë rezistencë në “San Siro” vetëm 30 minuta, pasi pastaj filloi spektakli i zikaltërve. Lukaku gjeti rrjetën me një goditje perfekte me kokë pas krosit të Kandrevas e pa kaluar mirë dy minuta, Galjardini dyfishoi shifrat duke bërë gjithçka të thjeshtë për skuadrën e Kontes.

Reagimi i Xhenoas ishte i dobët, e zikaltërit përfituan për të mbyllur ndeshjen kur Galjardini fitoi penallti dhe atë e ekzekutoi i riu Espozito. Në fund ishte përsëri Lukaku i cili vulosi golin e katërt, duke mbyllur diskutimet për këtë sfidë. Kështu, Interi kap Juventusin në kuotën e 42 pikëve në vendin e parë në renditje, ndërsa për momentin ka golavarazh më të mirë se bardhezinjtë, por në teori është pas tyre nga ndeshja direkte.

Ndërsa te Xhenoa pritet vetëm zyrtarizmi i shkarkimit të Tiago Motës, pasi ish-mesfushori nuk ka sjellë atë që pritej te skuadra e cila është zhytur pranë fundit të klasifikimit në Serinë A.