Gazetari i njohur Ramës: Nuk hapen kufijtë me Serbinë, pa u njohur Kosova shtet

597
Sigal

Nga Bahri Cani (Gazetar i Deutsche Welle)

Bravo Edi Rama, ju keni arritur te unifikoni forcat e percara politike ne Kosove, por kesaj radhe – kunder jush. Se bashku me Vucicin (i cili po ben me te miren e mundshme per vendin e vet) dhe Zaevin (i cili sikur edhe ju po perpiqet te zhvendose vemednjen nga humbja ne rrafshin diplomatik, pas mos hapjes se negociatave me BE), keni arritur te diskreditoni nje ide shume te mire – qe ne fillim.
Hapja e kufijeve eshte nje prej arritjeve me te medha te Bashkimit Evropian, por mos harroni se kjo eshte arritur vetem pas percaktimit te kufijeve te jashtem. Si kryeminister i Shqiperise Ju e keni per obligim t’i mbroni interesat e Shqiperise, por ne kete rast jeni duke punuar kunder interesave te shqiptareve ne vendet tjera. Ju dhe secili qe mendon se interesat e Ballkanit Perendimor mund te mbrohen dhe realizohen duke injoruar Kosoven dhe Bosnje-Hercegovinen (interesat e Sarajeves dhe jo Banjallukes) e ka gabim.
Nuk e di nese ky “mini-shengen” do te funksionoje ndonjehere, por Ju e keni arritur qellimin: Per disa dite askush nuk do te flase per deshtimet e Shqiperise ne hapjen e negociatave, apo problemet tjera ne vend, por per kete ide te demtuar qe ne fillim!
Ndersa shkuarja juaj e perbashket ne Durres me Vucicin eshte nje gjest teper i tejdukshem, kur dihet se ne vendet e katastrofes nuk keni takuar kreret e Kosoves. Perfitimi eventual nga projektet në vlere prej 1,2 miliarde, ka nje cmim teper më të lartë…