‘Nuk mungon vetëm Kosova, por edhe Shqipëria’/ Deputeti i VV-së kundër ‘Mini-Schengenit’

542
Sigal

Vijojnë reagimet e forta nga politika e Kosovës lidhur me Samitin e Mini-Schengenit Ballkanik, zhvilluar në Tiranë.

Reagimi më i fundit vjen nga deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

Përmes një postimi në Instagram, ish komandanti i UÇK-së shprehet se, në atë tryezë nuk mungoi vetëm Kosova, por edhe Shqipëria.

“Në këtë tavolinë, nuk është se mungon vetëm Kosova, aty mungon edhe Shqipëria. Interesat e shqiptarëve nuk përfaqësohen nga asnjëri nga këta të katër”, shkruan Selimi.

Image