Boris Jhonson merr vendimin, ja kur do të rikthehen në stadiume tifozët anglez

164
Sigal

Kryeministri i Anglisë, Boris Xhonson, ka dhënë një lajm shumë të mirë për të gjithë ndjekësit e futbollit. Së fundmi, Xhonson ka komunikuar se duke filluar nga 17 maji, në stadiume do të rikthehen tifozët, pra afro një muaj para fillimit të Europianit.

Fillimisht do të lejohen 10 mijë tifozë në stadiume, ose ¼ e kapacitetit të stadiumeve, në ata të vegjlit nuk do të lejohen më shumë se 4 mijë. Kjo ka ardhur si pasojë e zbutjes së masave pas pranverës ndërkohë që situata nuk del nga kontrolli, atëherë nuk përjashtohet mundësia që gjysmëfinalet apo finalja e europianit të luhet me stadium plot.

Kujtojmë se Anglia është një nga 12 vendet pritëse të Europianit, që ishte planifikuar të zhvillohej vitin e kaluar, por për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Koronavirusit.