Olympiacos rrezikon rënien nga kategoria, ja arsyeja

424
Sigal

Tërmet në futbollin grek. Sipas asaj që raporton “SDNA” dhe media të tjera në shtetin fqinjë, Olympiacos rrezikon që të bjerë një kategori më poshtë për shkak të trukimit të ndeshjeve.

Në qendër të skandalit është një ndeshje e 4 shkurtit të vitit 2015 kundër Atromitos, e cila u mbyllë në shifrat 2-1, teksa dhe ata rrezikojnë rënien nga kategoria.

Akuza lidhet me shkeljen e protokollit 27 të kodit të federatës, për “fiksimin e ndeshjeve” në baste sportive. Sipas artikullit 29, sanksioni në këtë rast është shumë i rëndë: Rënie nga kategoria, 3 milionë euro gjobë dhe në dënim për jetë nga bota e sportit.