Interi kalon Fiorentinës pas 120 minutash vuajtje, përballet me Milanin në çerek finale

248
Sigal

Pas 120 minutash vuajtje, Interi arrin të mund Fiorentinën dhe kalon në fazën e 1/4 ne kupën e Italisë.

Skuadrës së Kontes nuk i mjaftuan 90 minutat të cilat përfunduan në barazimin 1-1, por do i duhej të prisnin deri në minutën e 119, ku pas një krosimi të Nikolo Barelas, ‘’shpëtimtari’’ i Interit, Romelu Lukaku do të dërgonte topin në rrjetën kundërshtare dhë do të kualifikonte Interin për më tej.

Në raundin e çerek finaleve gjithë futbolldashësit do të kenë mundësi të përjetojnë për një herë tjetër këtë sezon emocionet e Derbit të “Madoninës”.

Ndeshja do të zhvillohet më datë 27 janar në mitikun “San Siro”.