Interi, i bën ofertën marramendëse Lionel Messit

270
Sigal

Emri i Lionel Messit po vazhdon të lidhet me një transferim te Interi, ndërsa së fundmi janë zbuluar edhe disa shifra tunduese për pagën që mund ta fitojë argjentinasi nëse transferohet te klubi italian.

Për herë të parë që nga viti 2017, Barcelona ka humbur në titullin e La Ligës ndaj rivalëve të Real Madridit.

Eliminimet e parakohshme nga Copa del Rey dhe Superkupa Spanjolle do të thotë që Barcelona rrezikon të përfundojë këtë sezon pa asnjë trofe.

Ata janë ende në Ligën e Kampionëve, por nuk janë favoritët e garës. Nëse Barça nuk arrin të ngrejë trofeun, këtë sezon nuk do të jetë asgjë më pak se një dështim i plotë.

Për më tepër, është raportuar gjerësisht se yllit i skuadrës, Messi nuk beson në trajnerin Quique Setien dhe madje ka humbur besimin edhe te hierarkia e klubit.

Me krisjen e raporteve mes Messit dhe Barcës, duket se Interi është gati të ndërhyj për të përfituar nga situata.

Sipas mediumit italian La Gazzetta dello Sport, Nerazzurrët do t’i ofrojnë gjashtë herë fituesit të Topit të Artë një marrëveshje me vlerë prej 235 milionë funtesh apo 260 milionë euro gjatë katër viteve.

Kjo shifër është absolutisht faranoike dhe e padëgjuar më parë nga ndonjë klub apo ndonjë lojtar.

Marrëveshja astronomike e Messit do të ishte me vlerë 58,75 milionë funte apo 65.25 milionë euro në vit, e cila është e barabartë me 4.89 milionë funte apo 5.45 milionë euro në muaj, ose 1.22 milionë funte apo 1.35 milionë euro në javë.