Ilir J.Hoxha: Fatmir Ismaili, emblema e portës kuçovare

20
Sigal

Nga Ilir J.Hoxha

PASAPORTA SPORTIVE

Datëlindja: 25 qershor 1949.
Vendlindja: Kuçovë/ Vendbanimi: Kuçovë.
Arsimi: ILKF “Vojo Kushi” 1973-1976.
Lidhjet me futbollin profesionist: Në vitin 1968.
Pozicioni në fushën e lojës: Portier.
Numri i këmbës: 42/ Shtatlartësia: 189.
Skuadrat ku është aktivizuar: Në sezonin 1968-1969 me Naftëtarin (28 ndeshje); në periudhën 1969-1973 me Partizanin (128 ndeshje); në periudhën 1973-1983 me Naftëtarin (290 ndeshje)
Ndeshja e parë në karrierë; Me Naftëtarin, viti 1968 Delvina-Naftëtari 0-1
Ndeshja e fundit në karrierë: Me Naftëtarin, viti 1983 Vllaznia-Naftëtari 1-0
Tituj e trofe të fituara me Partizanin: Kampion Kombëtar 1970-1971; Kupën e Shqipërisë 1969-1970 dhe 1972-1973; Kampion i Ballkanit 1970 ndaj Beroe Stara Zagora, 3-0 dhe 1-1.
Ndeshje ndërkombëtare 10: Me Tomorin kundër Kombëtares së Kinës dhe me Trepçen e Mitrovicës; Me Partizanin katër ndeshje në Kinë dhe katër ndeshje në kupat e Europës.
Ndeshje me Kombëtaret 8: Me U21 në 4 ndeshje dhe me Kombëtare A në 4 ndeshje.
Ndeshje në total në karrierë 464: Në kampionate e kupë 446; Ndeshje ndërkombëtare me klubet 10; Ndeshje me U21 dhe Kombëtarja A 8.
Titulli sportiv: Mjeshtër Sporti; Nderi i qytetit të Kuçovës; Pllakata e mirënjohjes nga FSHF-ja.
Detyra në sport: Sekretar i FK Naftëtari, 1984-2000 (me disa ndërprerje)
Aktualisht: Në pension. (A K)

Vitet në portën kuçovare nuk i kalojnë ato të 12_a, por lidhja shpirtërore me futbollin e Naftëtarit e bëjnë gardianin me futbollin, një binom organik të pazgjidhshëm. Edhe pse tani është në pension, nuk mund ta kuptojë jetën i shkëputur nga futbolli, veçmas nga ai që i “dhemb” i Naftëtarit, por i “ngushëlluar” nga ai i Partizanit.- Kjo është “jeta” e Fatmir Ismailit, këtij gjigandi të heshtur të futbollit kuçovar, por dhe i futbollit kombëtar.

Si rrezultat i konfiskimit të “gjësë” së gjallë i ati do të “rrebelohej” për ta gjetur qetësinë duke u larguar  nga vendi i origjinës, fshati Stërnec i Skrapari. Fatmiri tregon se i ati e ka kundërshtuar me forcë barazimin e përtacit me punëtorin. “Këtë pasuri nuk e vendosëm me të vjedhur, por me punë dhe sakrifica” – kujton nga i ati Fatmiri. Pas shitjes së një pjese të bagëtive, në vitin 1952, atëherë kur ishte 3 vjeç, do të “emigronin” nga vendlindja për t’u sistemuar në Kuçovë. Të luajturit me topin ishte një nga dëshirat e para të fëmijës Fatmir Ismaili. Kur ishte në shkollën 7-vjeçare  “18 Tetori” do të fillonte aktivizimin “zyrtar” të karrierës  së tij teksa do të luante me ekipin e Shtëpisë së Pionerit të Kuçovës, ndërkohë që në gjimnaz do të binte në sy si një volejbollistë i talentuar, por përtej kësaj për fizikun e tij elastic, i “prerë” enkas për portier ! Kjo do t’i jepte indicien e parë për ta ndjekur pasion deri në suksesin e arritur falë talentit dhe punës së tij. I aktivizuar me lagjet dhe gjimnazin, Fatmiri do të dilte në “det” të hapur në vitin e 4_t ,  kur luhej sezoni futbollistik 1966 – 1967, atëher kur trajneri Fiqiri Duro do t,i besonte fanellën e portierit të ekipit të të rinjëve të Naftëtarit. Vetëm një vit do tji mjaftonte Fatmirit për të luajtur me të rinjtë, më tej… me “big”_ët , ose Naftëtarin e madh . Ishte trajneri i kohës Njazi Shehu që nuk do hezitonte për ta graduar “guardian” të portës së Naftëtarit. Nga viti 1967- 1969, ka mbrojtur portën e Naftëtarit. Në memorien e kuçovarit të portës, ruhen ende të freskëta emocionet e atij debutimi të parë  ëndërrash. Ishte  Shtatori i vitit 1968, kur Naftëtari do të fitonte në atë transfertë “ferri”, Delvina –Naftëtari  0-1, por përtej kësaj  beteje, do të fitonte “luftën”, portierin Fatmir Ismaili. Për dy vjet deri në fund të viti 1969 do të bënte liderin e portës kuçovare duke fituar vëmendjen dhe përkrahjen jo vetëm të tifozerisë vendase, por tashmë me një opinion dhe interesim që kishte shkuar deri në Tiranë. Aktivizimi si portier i Naftëtarit do të vazhdonte deri në fund të vitit 1969, ndërkohë që kishte fituar konkursin për në ILKF “Vojo Kushi” në një ndeshje me Studentin, trajneri i shquar Loro Boriçi  do të ishte si “rastësisht” prezentë për të parë edhe talentin e këtij portiere të ri…! Bashkë me ftesën për portier të Partizanit, mjeshtri i madh i siguroi edhe mundësinë e vazhdimit të Shkollës së Lartë të Bashkuar , çka Fatmiri do të pranonte vetëm ftesën e parë atë të portierit, duke bërë edhe ushtrinë njëherazi. Ishte viti 1969, atëherë kur do t’i duhej të konkuronte portierin e shquar të kohës, Bashkim Muhedini, i cili ishte në kulimin e formës së tij.

Në këtë kohë e ka zanafillën saga partizanase dhe që nga viti 1969-1973 do të bënte portierin e Partizanit ku do të alternohej herë pas here me Muhedinin, por do të ishte edhe pjesë e ekipit Kombëtar. Me Partizani numëron shumë suksese dhe trofe . Në vitin ‘70 ka fituar Kupën Ballkanike, është shpalluar dy herë kampion i vendit dhe 1 herë fitues i Kupës së Shqipërisë. Paraqitjet e kuçovarit nuk do t’i shpëtonin syrit “skaut” të trajenerit të shquar Bejkush Birçe, i cili në vitin 1973, së bashku me trajnimin e futbollit të qytetit naftëtar do të merrte me vete edhe kuçovarin e portës. Ishte koha kur Naftëtari ishte bërë pjesë e futbollit elitar në kampionatin kombëtar të futbollit. Ndërkohë që paraqitjet e tij do të rrëmbenin edhe vëmendjen e trajnerit të huaj të asaj kohe Johane Polonesku i cili do ta do ta grumbullonte në atë ndeshje delikate me RDGJ dhe Fatmiri do të bënte debutimim në të 50’ atëher kur rrezultati ishte 1-3 nga 1-4 që përfundoj krejt ndeshja. Paraqitja e kuçovarit ishte një tregues i një portier të talentuar pozicional dhe akrobatik. Ndërkohë që  si pjestar i ekipit të Partizanit ishte pjesë ekipit të Shpresave.  Creschendo e paraqitjes së këtij talenti do t’i kalonte përmasat e një portiere të një ekipi provincial dhe atëhere kur ishte pjesë e Naftëtarit, në vitin 1974 do të ishte  një nga portierët e Kombëtares për takimin me ‘ RDGJ. ‘ Interesant është fakti se karrirën profesioniste e ka nisur me Vllazninë  në vitin 1970 në një ndeshje të Kupës ndaj Vllaznisë në Shkodër dhe e ka mbyllur po në Shkodër në vitin 1983 në takimin , Vllaznia-Naftëtari 1-0.

Me Naftëtarin 1974-1983

Që nga viti 1974 deri në vitin 1983, për 10 vjet rresht do të bënte rolin e liderit te Naftëtari duke qenë një nga portierët më të mirë të të gjitha kohërave për Naftëtarin, por jo vetëm. Në bilanc të përgjithshëm në Nafëtarin është aktivizuar në 12 kampionate dhe kupa të ndryshme dhe numëron 319 ndeshje të luajtura.

Me një eksperiencë të gjatë në portën e Kuçovës, gardiani tregon episode që ende i qëndrojnë në mëndje edhe sot. Gardiani tregon se në një takim të rëndësishëm me Shkëndin në Kuçovë, pas një topi parabël gardiani në tentativë për ta nxjerr në korrne me një veprim basketbollisti e çon në trekëndësh të portës së vet kjo edhe nga një llogaritje jo e mirë e daljes nga porta. Kam shënuar –thotë  gardiani, por fati e deshi që ky gabim të shuhej fale fitores me përmbysje 2-1

Duke qenë një skraparlli “rrace” në bisedë gardiani nuk le pa përmendur edhe një episod interesant, që lidhej me një ndeshje me “5 shtatorin”. Ishte moment kur Skraparit i duhej pika – tregon Fatmiri. Por ishte edhe “koha” që tolerimet nuk mund të kuptoheshin, dhe aq më tepër unë isha në fillesat e para. Më është dashur të aktroj duke e orientuar keq barrikadën. Përballë kisha mjeshtrin Sabri Dyli, i cili e qëndisi duke ma lehtësuar “misionin”….

Një nga episodet që i është ngulitur, edhe pse kanë kaluar kaq kohë, është edhe ajo e një ndeshje të luajtur me Dinamon që koicidonte me lindjen e vajzës. E vërteta ishte se isha i shpërqëndruar, por kjo nuk do të thoshte që ajo super Dinamo nuk do na rrihte, por jo 5-0 !

Në kohën kur rrezultati ishte 3-0 shikoj që portieri rezervë doli për nxemje pas portës time. Aty dal nga porta dhe i them:

-Po ti ç’farë bënë!?

-Do futem, se më tha trajneri – më thotë.

– Ik i thuaj trajnerit që nuk ka shanse, nuk dal….!

Dhe normal trajneri e kuptoi “gabimin”, Dinamo na bëri edhe 2 gola të tjerë, por mua më priste vajza në Qytet…

Pas lënies së futbollit, ai ka qenë aktiv duke kryer rolin e trajnerit të Naftëtarit në sezonet:  82-83, 87-88, 96-97, ndërkohë që ka qenë edhe  shef i klubit në Kuçove për vite me radhë. Është nderuar me titullin, “ Mjeshtër Sporti” nga FSHF , por njëheraza është edhe fituesi i anketës 10 sportistët më të mirë të shekullit XX nga shoqata “Naftëtari”.

Fizikisht jam i shkëputur nga futbolli, por pa futboll nuk mund të jetoj dot- thotë gardiani kuçovar. Në analizën time mendoj se futbolli “jonë” ishte  më i bukur dhe më “bio”, pandaj kishim edhe atë tifozeri. Atëhere luhej për pasion, sot luhet për fitim.