Këtë foto-shkrim ma pruri fb si rikujtim. Vëreni stadiumin. Luajnë dy skuadra të kat II….dhe për të qenë të vërtetë një ekip elite si Besa dhe një ekip më pak se modest….E pabesueshme, por realitet i patjetërsueshëm…
QYTETI i 5 Shtatorit
Sezoni 1977-’78
Faza e II
Ka qenë një rebus i vështirë për forcën e karakterit dhe moralin e ekipit. Së paku në këtë fazë, na është dashur që t’i japim “Besën” Mullaliut se do ta shpërbëjmë “Beslidhjen” e Lezhës, por nga ana tjetër lezhiani Gjovalin Gega, përpara se të lirohej kishte marrë detyrë nga të tijët se nuk duhej të kthehej pa siguruar barazimin në Skrapar …! Në këtë situatë do të fillonte ky vit dhe kjo fazë e II. Me një “5 Shtator” aq sa komod dhe argëtues, po kaq edhe intrigues !
Përfundimi i fazës së parë do të na nxirrte nga “ëndërra” e kategorisë së parë. Jo se ekipit i mungonte kualiteti për ta merituar këtë pretendim, por përballë një super “Bese” dhe një “Beslidhje” që vetëm “lidhja” i mungonte na duhej të tregoheshim realist. Natyrshëm edhe fati nuk ka qenë me ne, madje disa herë. Proverbi thotë : “Fati ndihmon më të mirin”, të tillë ishim edhe ne por…, jo, sepse, së pari, ky “fat”, na shortoi në një grup, aq të fortë sa nga 8 ekipe, absolutisht 6 nga këto nëse do ishin në grupin tjetër do të ishin në krye. Nga të dhëna shumë të sakta “Besa” ishte aksidentalisht në kategorinë e II. Ajo ka qenë në një nga vitet më të forta të saj dhe kur ishte në kategorinë e I. Kapiteni Mullaliu, Bajaziti, Arkaxhiu, Shtini, Hushi, Zyla, i pakompromisi Naim Allaj, Karriqi etj, ishin futbollistë të një klasi super që meritonin tjetër ballafaqim dhe që nuk kishin lidhje me këtë kategori. Mesa duket duhet të arrinte “fundin” që të niste atë “crescente” suksesi. Më pas do të vinte një “Bese”, që përpos rrezultateve, loja sulmuese do ishte sinonimi i atij sulmi vrastar që shoqëronte stadiumet me atë “Shshshsh..…-tinin” e stërgjatur, ishte ajo Besë e talentit Bajaziti, e zbulimit Arkaxhiu, e legjendës dhe “skraparasit” kapitenit Azem Mullaliut ishte ajo “Besë” që na e ndërpreu këtë ëndërr kaq të bukur, të asaj “Bese”, që Zoti na e solli padrejtësisht në të vetmin rast që ne besuam se me ata djem aq fantastik ! Pak ose shumë pak herë “5 Shtatori” ka qenë kaq i kompletuar dhe komplomentaruar, ndoshta këtë e kemi thënë edhe në 1968 edhe në 1970-’71, por këtë radhë ndryshonte, se suksesin e kishim “bio” nga “produkti” vendas. Një grup djemsh fantastik, me Maksin në portë Resmiun, Astritin, Xhemilin, Ganiun, Mondi Liton, vëllezërit e talentuar Fatos dhe Gëzim Hasko, me dy bomberat Agron Hysi dhe Hazis Çeço, asnjë “Bese” tjetër veç kësaj mund t’i hapnim “rrugë”, po pse jo le të ishte edhe “Besë”, por të na bënte një “lëshim” jo me këta futbollista…! Kështu e kemi pritur atë “2 Prill” “vrastar”, që e paska patur herët këtë ngarkesë …!