Sigal

Yuri Cortez e pësoi keq pas golit të Mario Mandzukic.

Fotoreporteri Yuri Cortez, ka folur pas shtypjes që i bënë futbollistët kroatë pas golit të fitores në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Anglisë.

Kroacia arriti të fitojë në vazhdime ndaj Anglisë me rezultat 2-1, duke siguruar një vend për finalen e madhe të Kupës së Botës “Rusia 2018”.

“Në atë moment unë po merrja pamjet pasi ata ishin aq afër saqë duhet të ndryshoja lenten e kameras. Ata filluan të shtyjnë midis tyre, duke u afruar edhe më afër. Ndjeva që u pengova dhe u rrëzova por në dorë mbaja aparatin dhe vazhdoja ta shkrepja. Isha i shtrirë me Mandzukicin dhe lojtarët e tjerë dhe shtypja butonin për të bërë sa më shumë foto. Në fund Mandzukic më pyeti nëse isha në rregull”, rrëfeu ai.

Goli i fitores erdhi nga sulmuesi Mario Mandzukic, i cili shënoi nga afërsia për 2-1 pas asistimit nga Ivan Perisic.

Ky gol dërgoi në ekstazë futbollistët kroatë, të cilët shkuan të gjithë të festojnë të këndi, duke rrëzuar edhe fotoreporterin Cortez.