Iken Droboniku: Me të rinjtë, përgatisim Tomorrin për sezonin e ardhshëm

14
Sigal

KATEGORIA E PARË/ Trajneri i beratasve. Iken Droboniku, sheh nga e ardhmja me skuadrën

Agron Kaja

Agron Kaja

 

Tashmë ne jemi fokusuar për mbylljen e këtij sezoni, duke angazhuar djem të rinj në skuadër. Kjo ka qëllim për t’i fituar për vitin e ardhshëm, sepse me të rinjtë ne po përgatisim Tomorrin për sezonin e ardhshëm.

Tashmë që janë luajtur 29 javë në Kategorinë e Parë, skuadra e Tomorrit nuk ka asnjë shpresë për mbijetesë. Largimet e shumta të lojtarëve titullarë dhe zëvendësimi i tyre me të rinj, e tregon qartë synimin e ri që ka skuadra beratase për këtë sezon. Për këtë situatë, trajneri i ri i skuadrës Iken Droboniku, deklaroi dje për gazetën “Telegraf” se për vazhdimësinë deri në mbylljen e këtij kampionati, fokusi është përqëndruar tek elementi i ri, natyrisht ata që premtojnë për perspektivën. “Skuadra e Tomorrit ndodhet në një situatë të vështirë në fundin e tabelës së renditjes në Kategorinë e Parë, ndoshta me mundësinë zero për mbijetesë. Këtë nuk e kishim menduar as në startin e sezonit 2023-2024, sepse sipas mendimit tim teknik, u veprua gabim në ndërtimin e skuadrës që në verën e kaluar, ashtu edhe në merkaton e muajit janar. Skuadra u ndërtua dy herë, dhe të dyja herët dhanë këtë situatë ku jemi sot”, kështu e nisi bisedën trajneri i skuadrës beratase Tomorri, i cili më pas tregon edhe strategjinë që po ndjek klubi deri në mbylljen e këtij sezoni. “Tashmë ne jemi fokusuar për mbylljen e këtij sezonii, duke angazhuar djem të rinj në skuadër. Kjo ka qëllim për t’i fituar për vitin e ardhshëm. Por edhe për faktin se nuk lejohen shumë lojtarë jashtë qarkut. Gjithsesi, do thoja se në ndeshjen e fundit që luajtëm ndaj Flamurtarit në Vlorë, kemi prodhuar lojë dhe për këtë jam i kënaqur, por kemi pësuar gola në mënyrë amatoreske”. Kështu, sipas teknikut beratas, skuadra e Tomorit do ta mbyllë sezonin me element brenda “familjes”, me një ekip të rinjsh në moshë e përvojë. Por trajneri beratas nuk mendon se skuadra do të lëshojë në pesë javët e mbetura deri në mbylljen e këtij kampionati. “Edhe pse jemi në situata të vështira mbijetese në tabelën e renditjes, ne do ta respektojmë garën deri në fund. Emri i Tomorit nuk duhet të ishte kaq poshtë, ndaj dhe ne do ta ruajmë profesionalizmin tonë në të gjitha ndeshjet deri në mbylljen e këtij sezoni. Synim do të jetë vetëm fitorja në çdo ndeshje, që të përmirësojmë elementin e ri dhe të përgatitemi edhe për vitin e ardhshëm”, kështu e mbylli bisedën me gazetën “Telegraf” trajneri i Tomorit Iken Droboniku. Kanë mbetur pesë javët e fundit deri në mbylljen e sezonit dhe në javën e 30-të beratasit presin në fushën e tyre skuadrën matjane të Burrelit, me të cilën në dy fazat e para kanë regjistruar dy humbje: Tomorri-Burreli 0-1 dhe Burreli-Tomorri 2-0.

 

Të veçanta gjatë javës

Futbolli në Europë nën kërcënimin e ISIS

Gazeta spanjolle Marca, dje ngre alarmin se kompeticionet europiane kërcënohen nga ISIS. Shteti islamik, nëpërmjet kanalit të tij informativ, Al Azaim, ka kërcënuar qytetet si Madridi, Londra dhe Parisi. Për këtë kërcënim, autoritetet e vendeve ku luhen ndeshjet UEFA Champions Ligë, UEFA Europa Ligë dhe Konferencë Ligë, prej kohësh kanë qenë në dijeni për sulme të mundshme në ndeshje, të cilat kanë nisur që dje në mbrëmje. Ndaj edhe porosia është për masa të jashtëzakonshme për të ruajtur rendin dhe sigurinë e qindra – mijëra tifozëve të pranishëm në impiantet më prestigjioze të Europës. Dje nisën ndeshjet në Ligën e Kampioneve dhe sot, ndërkohë që të enjten luhen Europa Ligë dhe në Konferencë Ligë.

Zhoze Murinjo në mundësi rikthimi te Benfika

Pritet një rikthim i bujshëm i Zhoze Murinjo, ai mund të marrë drejtimin e skuadrës së Benfikës, në drejtimin e së cilës ka qënë në vitin 2000, pasi mori mësimet e duhura te Barcelona. Pas shkarkimit nga Roma, “Special One” po mendon një rikthim pikërisht aty ku e nisi karrierën e tij si trajner, dhe sipas mediave portugeze ai është shumë pranë një rikthimi në Portugali. Por në këtë rast ka vetëm një kusht, Murinjo do të marrë drejtimin e ekipit vetëm nëse trajneri aktual, Roxher Shmidt do të largohet nga Benfika në fund të këtij sezoni. Largimi i teknikut gjerman bëhet i mundshëm, pasi Benfika ndodhet 4 pikë larg vendit të parë. Nëse zhgënjejnë në Ligën e Europës ndaj Marsejës, shkarkimi i tij bëhet opsion konkret.

KATEGORIA E PARË

NDESHJET, JAVA 29

E premte, 12 prill 2024

Vora-Flamurtari                      15:00

E shtunë, 13 pril 2024

Luzi 2008-Lushnja                  15:00

Tomorri-Burreli                       15:00

Bylis-Korabi                            15:00

AF Elbasani-Apolonia             18:00

E dielë, 14 prill 2024

Besa-Kastrioti                         15:00

RENDITJA

Skuadrat                    Nd       Pikë

1.AF Elbasani              28        66

2.Bylis                         28        64

3.Flamurtari                 28        51

4.Vora                         28        45

5.Apolonia                  28        43

6.Korabi                      28        40

7.Burreli                      28        31

8.Lushnja                    28        31

9.Kastrioti                   28        30

10.Besa                       28        28

11.Luzi 2008               28        24

12.Tomori                    28        14

 

 

Kreu mbyll llogaritë këtë javë

Në Kategorinë e Parë kanë mbetur edhe 5 javë nga përfundimi i sezonit 2023-2024 dhe ngjitja direkte në Superiore duket e mbyllur. AF Elbasani dhe Bylisi mund tambyllin , më 13 prill, pritet ta sigurojnë edhe matematikisht pas ndeshjeve të javës së 29-të: AF Elbasani-Apolonia dhe Bylis-Korabi. Elbasani është +15 pikë nga Flamurtari i vendit të tretë dhe i mjafton 1 pikë për të qenë Superiore. Ndërsa Bylisi e mbyll me një fitore ndaj Korabit. Pas javës së 29-të, mbeten edhe 4 javët e fundit i kampionatit dhe dy ekipet kryesuese do luftojnë vetëm për titullin.