Ardi Behari: “Final 4” dhe mbijetesa, dy “vatrat” e nxehta të kampionatit! 

11

INTERVISTA/ Flet për “Telegraf” specialisti i futbollit Ardi Behari, skaner i tij për Superioren deri në mbyllje

Sigal

Agron Kaja

Në këndvështrimin tuaj teknik, si kanë shkuar 30 javët e luajtura në Abissnet Superiore?

Gjatë shumë gjatë janë 30 javë. Në përgjithësi, skuadrat kanë ardhur duke u kolauduar dhe kryesueset kanë ardhur duke u forcuar. Të gjitha kanë pasur oshilacione, por ato më solide kanë patur progres në lojë, të kushtëzuara edhe nga faktorë të ndryshëm.

Abissnet Superiore nisi dhe e mbylli javën e 30-të me rezultate interesante, por vetëm 4 gola të shënuar, ju si i komentoni?

Kjo javë foli shumë për Erzenin e Laçin, të gjitha të tjerat bënë që skuadrat të ruajnë statukuonë në renditje. Por fatkeqësisht u shënuan vetëm 4 gola në pesë ndeshje, një tregues ky që tregon se skuadrat kanë si synim pikët, jo golat.

Si ndryshoi renditja në të dy kahjet e tabelës, për zonën “Final 4” dhe për mbijetesë?

Tirana mbeti në vend edhe në këtë javë dhe nuk ndryshoi në renditje. Referuar ndeshjeve të tjera, renditja foli shumë për skuadrat e “Final 4, ku u ngushtua diferenca në kreun e renditjes. Janë pikë besimi për këtë situatë të kampionatit.

Mund të themi se kjo ka qënë java më e qetë sa i përket bankinave, apo është relative?

Ishte javë e qetë, sepse barazimi në përgjithësi është rezultat i trajnerit. Kur barazon, nuk i lëkundet bankina dhe në këtë kuptim, trajnerët nuk rrezikojnë. Por edhe në këtë pikë të kampionatit nuk mendohet zëvendësimi i trajnerit.

Nëse e quajmë këtë renditje si të ndryshueshme deri në fund, ku mund të ketë lëvizje?

Ndryshimi i vendeve në renditje do të varet nga skuadrat e para, ndërsa tek të tjerat nuk mendoj. Sepse edhe barazimi, apo fitorja e kundërshtarit e ngushton diferencën, ndërsa në fundin e renditjes ndjehet presioni i Erzenit për mbijetesë.

Java e 31-të ka në kalendar sfida për kreun dhe mbijetesën, ju si i veçoni?

Javë “flakë” do jetë kjo e 31-ta. Tirana e ka jetike fitoren ndaj Kukësit, ndërkohë që Egnatia-Partizani do jetë si një kryendeshje, një provë e rëndësishme për “Final 4”. Të gjitha këto ndeshje i detyron prestigji i skuadrave dhe synimi final i tyre.

Pas javës së 31-të do luhen gjysmëfinalet e dyta të Kupës, sa ndikim do kenë ato te Superiorja në vazhdim?

Duke rikujtuar rezultatet e ndeshjeve të para gjysmëfinale: Egnatia-Vllaznia 1-0 dhe Kukësi-Tirana 2-0, mendoj se e kanë presionin e tyre. Kryesisht te Tirana, e cila në Kupë mund ta arrinte Europën, ndërsa Vllaznia do ta kthejë rezultatin.

Gjashtë javë para mbylljes së Superiores dhe 30 ndeshje për t’u luajtur, cili është parashikimi juaj për renditjen përfundmtare?

Me kërshëri po presim se si do jenë skuadrat në “Final 4”, për të parë epilogun e kampionatit, por edhe për të parë më të mirat e kampionatit. Pak rëndësi ka se cila prej tyre do të jetë në “Final 4”, por “Final 4” dhe mbijetesa, dy vatrat e nxehta të kampionatit.

Llogaritë në Superiore në dy kahjet e renditjes

Ndërsa do të luhet java e 31-të e Abissnet Superiore 2023-2024, llogaritë e skuadrave në të dy kahjet e renditjes kanë nisur të bëjnë edhe llogaritë për synimet e tyre. Për “Final 4”, Egnatia, Vllaznia e Partizani do të presin njërën prej skuadrave: Dinamo City, Skënderbeu ose Tirana. Ndërkohë që për mbijetesë, Kukësi duket më pranë zbritjes në Kategorinë e Parë dhe Erzeni, Teuta me Laçin do të luftojnë që të mos jetë skuadra e dytë e rënies.

 

Me kërshëri po presim se si do jenë skuadrat në “Final 4”, për të parë epilogun e kampionatit. Mendoj se “Final 4” dhe mbijetesa do jenë dy vatrat e nxehta të kampionatit.

ABISSNET SUPERIORE

NDESHJET, JAVA 31
E shtunë, 13 prill 2024

Tirana-Kukësi              15:00

Vllaznia-Laçi               18:00

Skënderbeu-Teuta                   18:00

E dielë, 14 prill 2024

Egnatia-Partizani                    15:00

Dinamo City-Erzeni    18:00

RENDITJA

Skuadrat                    Nd       Pikë

1.Egnatia                     30        54

2.Vllaznia                    30        51

3.Partizani                   30        48

4.Dinamo City             30        43

5.Skënderbeu             30        41

6.Tirana                       30        40

7.Laçi                          30        35

8.Teuta                        30        34

9.Erzeni                       30        31

10.Kukësi                    30        26

 

UEFA mund ta vendosë, Deshamp e Silvinjo kundër!

Pjesa më e madhe e trajnerëve të skuadrave që marrin pjesë në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”, kanë qënë dakord që UEFA ta rritë numrin e lojtarëve që ata do të marrin në këto finale, nga 23 në 26. Vetëm trajneri i Francës, Didie Deshamp dhe trajneri i Kombëtares sonë, Silvinjo, nuk kanë preferuar që ky rregull të ndryshojë, ndërkohë që UEFA ka marrë parasysh opinionet dhe pikëpamjet e ndryshme dhe të përbashkëta, me një vendim përfundimtar që do të merret gjatë javëve në vijim. Në këtë seminar u fol për këtë rikthim në rregulloret e përdorura para EURO 2020, kur lejohej një rritje në 26 për shkak të pandemisë. Silvinjo ka grumbulluar rreth 40 lojtarë gjatë punës së tij në stolin kuqezi.