Ikardi shpërthen me tripletë golash, Di Maria asiston me finte. PSG kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës

88
Sigal

PSG-ja dhuroi spektakël në Kupën e Francës, duke mposhtu Angersin me rezultatin e thellë 5-0, ku protagonist absolut ishte sulmuesi argjentinas Mauro Ikardi, i cili realizoi plot 3 gola.

Ish-kapiteni i Interit, hapi serinë e golave në minutën e 9-të, pas një asist të Draksler. Për të dyfishuar sfidën mendoi mbrojtësi i Angers, Vinsent Mankeau, i cili shkaktoi autogol. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0.

Në minutën e 65-të ishte radha e brazilianit Nejmar, për të gjetur rrugën e rrjetës, duke ngritur shifrat në 3-0. Goli i katërt ishte ai më speciali, ku Di Maria, shërbeu me finte, për Ikardin që nuk fali. Në minutën e 90-të, bomberi argjentinas vulosi shifrat në 5-0, duke kompletuar tripletën personale.