Sigal

Ditën e sotme u luajtën 4 takime të vlefshme për javën e shtatë të Superligës Shqiptare. Ndryshe nga javët e tjera, këtë radhë u luajt në mesjavë për shkak të takimeve që do të luajë Kombëtarja ndaj Jordanisë dhe Izraelit.

Në orën 13:45 u luajtën tri takime: Kastrioti-Tirana, Laçi-Flamurtari dhe Luftëtari-Kamza. Bardheblutë u kthyen tek fitorja, pas disfatës në “derbi”, duke mposhtur me rezultatin 3-2 në transfertë ekipin krutan. Kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme për Tiranën, jo vetëm nga aspekti i 3 pikëve të marra që e ngjisin në vendin e gjashtë në renditje, por edhe nga aspekti moral pas humbjes në “serbin” me Partizanin.

Skuadra e Flamurtarit nuk arriti sërish të fitojë përballë Laçit në Kurbin, duke u mundur me rezultatin e ngushtë 1-0. Ekipi i Laçit është kthyer në një “tabu” për ekipin e Flamurtarit, pasi vlonjatet nuk fitojnë prej 7 sfidash në ndeshjen direket. Kjo humbje e çon Flamurtarin në vendin e pestë me 10 pikë pas 7 ndeshjesh, ndërsa Laçi ngjitet momentalisht në vendin e tretë me 13 pikë.

Fitore minimale edhe për Luftëtarin që mundi me rezultatin 1-0 ekipin e Kazmës. Në orën 16:45 u luajt ndeshja e fundit e ditës së djeshme. Partizani siguroi një fitore bindëse 3-0 përballë Teutës duke ruajtur kryesimin e Superligës.

Rezultatet

Kastrioti 2-3 Tirana

Bardhi 30′, Shehu 81′ Greca 34′, Blazhevski 37′ ,74′

Laçi 1-0 Flamurtari

Gjoni 59′ 

Luftëtari 1-0 Kamza

Rapo 66′

Partizani 3-0 Teuta

Asani 29′, 42′, Mensah 81′