Identifikohen dy tifozët që mbanin banerin ‘Kosova është Shqipëri’, klubi i ndëshkon rëndë

97
Sigal

Dy tifozë që mbanin një pankartë ku shkruhej “Kosova është Shqipëri”, tashmë janë identifikuar përmes kamerave të sigurisë në “OPAP Arena” dhe janë përjashtuar nga stadiumi.

Pankarta e ngritur para ndeshjes së AEK-ut me Ajax-in dhe befasoi të gjithë, pasi Greqia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe klubi me bazë në Athinë krenohet se si luajti një miqësore në Beograd në 1999.

Sot mediat greke kanë raportuar se AEK-u ka identifikuar dy tifozët përgjegjës për banerin dhe i ka dënuar me largim të përjetshëm nga stadiumi.

Kështu ndërkohë kanë shkruar edhe mediat në Kroaci dhe vende të tjera të rajonit.

Pas reagimeve në Serbi, AEK-u doli me njoftim për të distancuar klubin nga ky veprim. Një gjë të tillë e kanë bërë edhe tifo-grupi, “Original 21”.