Icardit i ofrohet ofertë e majme nga Napoli

369
Sigal

Napoli i ka bërë një ofertë mjaftueshëm të kënaqshme Mauro Icardit, për ta bindur argjentinasin të transferohet te ata.

Sipas Tuttomercato, Napoli ia ka ofruar një kontratë mjaft tunduese Icardit. Sipas kësaj kontratë, Icardi do t’i fitonte nëntë milionë euro me klubin e ri, si dhe dy milionë euro të tjera mund t’i fitojë përmes bonuseve.

Nëse Icardi e pranon këtë ofertë, dhe refuzon ofertat e klubeve të tjera të mëdha të interesuara për të, atëherë ai do të bëhej lojtari i dytë me pagën më të lartë në Serie A, pas Cristiano Ronaldos.