Drejtonte motorin i dehur, prangoset 39 vjeçari

190

Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor një 39 vjeçar me inicialet A.M.

Arrestimi i tij u bë në aksin rrugorë Sarandë-Borsh, pasi ky shtetas duke drejtuar motorin tip “Piaxho” pa targa dhe nën efektin e pijeve alkoolike ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë është dëmtuar pasagjeri A.B., 30 vjeç, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.